Kompania britanike e garancisë së makinave Warrantywise analizoi të dhënat nga më shumë se 131,000 kontrata garancie të zgjatura, duke përdorur të dhëna për koston dhe shpeshtësinë e riparimeve gjatë 2021 dhe 2022 për t’i caktuar çdo marke një pikë besueshmërie.
Në krye të listës me më shumë avari është Porsche, të cilën zakonisht e konsiderojmë si një nga markat më të lakmuara. Porsche mori vetëm 35.1 pikë nga 100 të mundshme, dhe u rendit si më e pabesueshme se Land Rover, Jaguar dhe Alfa Romeo.
Nëse ka ndonjë ngushëllim për Porsche, është se kostoja më e lartë e riparimit që i atribuohet njërës prej makinave të markës ishte 10,785 £. Ndërsa kjo është shumë, është shumë më pak se fatura më e madhe e riparimit të Land Rover. Ishin 23,890 £ tronditëse për të riparuar sistemin elektrik, ndërsa riparimi më i shtrenjtë në një Jaguar kushtoi 16,990 £, shkruan Revija HAK.
Markat aziatike (Toyota, Honda, Nissan, Suzuki dhe Lexus) rezultuan të jenë më të besueshmet, duke siguruar pesë vendet e para në skajin tjetër të tabelës. Kjo është lista e veturave më pak të besueshme: 1,Porsche, 35 pikë, 2. Land Rover 40 pikë, 3.Jaguar, 48 pikë, 4. Alfa Romeo, 52 pikë, 5. Audi, 59 pikë, 6.
BMW, 60 pikë, 7. Mercedes, 60 pikë, 8. Vauxhall, 68 pikë, 9. Volvo, 69 pikë dhe 10. Mitsubishi, 69 pikë./FrontOnline/