Ka filluar seanca e parë dëgjimore e ish- udhëheqësit të Shërbimit Informativ të UÇK-së, Kadri Veseli i njohur me nofkën komandant Luli, raporton Front Online.
Gjykatës i procedurës paraprake ka konfirmuar se ndaj Veselit rëndojnë 6 akuza për krime kundër-njerëzimit si dhe 4 të tjera për krime lufte.
“Gjashtë akuza për krime kundër-njerëzimit, përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje, zhdukje me forcë e personave, si dhe katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme”, ka thënë gjykatës i procedurës paraprake Nicolas Guilloa. /Front Online