×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë veprat për të cilat akuzohet Rexhep Selimi

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Ka filluar seanca e parë dëgjimore e shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, raporton Front Online.

    Selimi është arrestuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020.

    Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

    Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës e konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 26 tetor 2020. Në pajtim me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk u bë publike në atë moment.

    Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

    Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së..
    Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka publikuar një parullë, pas skandalit me 100 mijë euro grant, për vëllain...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi lart kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë. Lidhur me këtë, Kurti thotë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.