Sipas studimeve të ndryshme në Angli dhe SHBA, konsumimi i arrave mund të përmirësojë shëndetin e materialit gjenetik mashkullor. Meshkujt të cilët kanë konsumuar sasi të moderuar të frutave të thata si bajamet, lajthitë dhe arrat rregullisht për 14 javë, kishin përmirësuar sasinë e materialit të tyre gjenetik dhe kanë më shumë efikasitet.
Ky studim është zhvilluar pas problemeve të meshkujve në këtë aspekt në botën perëndimore, si pasojë e dietës jo të shëndetshme, ndotjes dhe pirjes së duhanit. Studiuesit kanë deklaruar se ka fakte të mjaftueshme që tregojnë se dieta e shëndetshme rrit gjasat për shtatzëni.
Pra, duhet t’i kushtoni shumë rëndësi këtij fakti shkencor. Nuk është thjesht këshillë, por studim i mirëfilltë./FrontOnline/