×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë shtetet evropiane ku kosovarët nuk mund të hyjnë pa test PCR

    FrontOnline
    04 Shkurt 2021

    Anglia, Italia, Gjermania, Turqia janë disa nga vendet, tek të cilat për të hyrë brenda tyre duhet të ketë test.

    Qeveria gjermane ka vendosur me 22 janar të shtojë 25 vende në listën e saj të vendeve me rrezik të lartë në lidhje me #Covid19.

    Vendimi që hyri në fuqi me datën 24 ka përfshirë  rishtazi në këtë listë: SHBA, Sllovenia, të gjitha vendet Baltike, të gjashtë vendet e #BallkanitPerëndimor, si dhe disa vende në kontinentet e tjera.

    Udhëtarët nga këto vende, përfshirë Kosovën, duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit, jo më të vjetër se #48orë, ose të një testi #PCR ose të disa llojeve të testeve të antigjenit, gjatë mbërritjes në Gjermani.

    Në anën tjetër Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ditë më parë iu bëri thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë italiane, i përditësuar me datë 14 janar 2021, i cili parashikon zgjatjen e gjendjes emergjente me kufizimet e lëvizjes si në vijim:

    – Deri me 15 shkurt 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjen brenda territorit italian: çdo lëvizje mes komunave (përjashtohen ato me më pak se 5000 banorë), prefekturave dhe rajoneve është e ndaluar; lejohen lëvizjet vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi formulari i vetë deklaratës ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes;

    – Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri me 05 mars 2021.

    Ndërsa Anglia e cila po përballet tashmë me numër të madh të të prekurve me variantin e ri të Covid19 ka njoftuar se brenda këtij vendi mund të gjithë ata që kanë leje qëndrimi në këto vende por me test PCR që është marrë më së largu 72 orë para nisjes.

    Udhëtarët do të duhet të japin detajet e kontakteve, informacionet e udhëtimit dhe të izolohen për 14 ditë, në të kundërt mund të gjobiten.

    Këtyre shteteve nga 8 shkurti do tu bashkohet edhe Zvicra shtet në të cilin ka shumë kosovarë. Këshill Federal i Zvicrës ka marrë vendim me 27 janar që  nga 8 shkurti në Zvicër mund të hyhet vetëm me test PCR.

    E shteti turk ka marrë vendim në fund të vitit të kaluar që të gjithë ata që nuk kanë test PCR negativ nuk do të lejohen të hipin në aeroplan për të udhëtuar në Turqi. Pra, për udhëtimin në rrugë ajrore, testi negativ është kusht të paraqitet në momentin e udhëtimit. Po ashtu karantimin prej 7 ditësh do të jetë obligativ, dhe ky rregull do të vlejë deri më 1 mars 2021.

     

     

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ishte mysafir i edicionit të sotëm të emisionit DPT Te Fidanit...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor Federal të Gjermanisë, Katarzyna Wielga-Skolimowska dhe krijuesin e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore është ngritur flamuri i Kosovës, një hap kyç në procesin e integrimit të veriut në institucionet...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetari i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Gazmend Muhaxheri ka folur për Front Online lidhur me bashkëpunimin e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës....
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një muaj para mbarimit zyrtar të afatit hetimor, Struktura e Posaccme Antikorrupsion (SPAK) ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i komunikuar akuzën...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar edhe golin e dytë kundër Qipros. Realizatori i golit sërish është Vedat Muriqi. Ai golin e parë e shënoi...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve të përkohshme kufitare në të gjithë kufijtë tokësorë të Gjermanisë. Vendimi u...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Sfidën e ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.