×
  • Front TV
  • Front TV

    Këto janë Shkollat e Prishtinës që u mbyllën për shkak të COVID-it, vendimet e reja të hënën

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Me 15 shtator të këtij viti janë hapur të gjitha shkollat në rajonin e Kosovës, por shumë shpejt disa prej tyre edhe u mbyllen. Këtë fat e pati edhe shkolla “Faik Konica”, në Prishtinë, e cila tash e dy javë ka ndërprerë procesin mësimorë për shkak të rasteve të paraqitura me Covid-19.

    Pas rasteve të paraqitura në këtë shkollë, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, për Front Online, thotë se kjo shkollë u mbyll me rekomandimin e Institutit të Shëndetësisë Publike.

    “Është java e dytë që është mbyllur, dhe tani procesi mësimor zhvillohet online. Në këtë shkollë kanë qenë katër mësimdhënës të infektuar dhe sipas ligjit nëse janë 5% e të punësuarve në shkollë, atëherë mësimi mbahet online. Vendimi është marrë nga Instituti Kombëtare i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë. Na është rekomanduar Komunës që shkolla të mbyllet dhe së bashku e kemi marrë vendimin për mbylljen e shkollës”, thotë ajo për Front Online.

    Shkollat e mbyllura nga COVID-19 do të rihapen të hënën

    Të njëjtin fat e ka edhe shkolla “Nexhmi Mustafa” në Besi të Prishtinës, e cila është mbyllur në të njëjtën ditë me shkollën “Faik Konica”.

    Shala tregon se në këto dy shkolla kanë rezultuar pozitiv tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik.

    “Deri tani janë mbyllur dy shkolla bëhet fjalë për shkollën ‘Faik Konica’ dhe shkollën ‘Nexhmi Mustafa’. Dy paralele të ndara në dy fshatra ,ku në njërën shkollë janë dy mësimdhënës të infektuar dhe në shkollën tjetër një mësimdhënës dhe një punëtorë teknik. Është mbyllë në të njëjtën ditë me shkollën ‘Faik Konica’, ndërsa të hënën do të hapen të dy shkollat, nëse në ri-testim dalin që mësimdhënësit janë negativ”, ka deklaruar ajo për Front Online.

    13 mësimdhënës dhe 9 nxënës të infektuar me Covid në shkollat e Prishtinës

    Hiç më mirë nuk janë as shkolla” Hasan Prishtina”, ”Pavarësia” dhe shkolla “Naim Frashëri” në kryeqytet.

    Në disa klasa të këtyre shkollave, nxënësit janë infektuar me Covid-19 dhe tani procesi mësimor zhvillohet virtualisht. Ndërsa, numri total i të infektuarve në shkollat e Prishtinës është 22, trembëdhjetë mësimdhënës dhe nëntë nxënës.

    “Në shkollat e komunës së Prishtinës janë 13 mësimdhënës të infektuar dhe 9 nxënës. Bëhet fjalë për një nxënës në shkollën ‘Hasan Prishtina’ dhe e gjithë klasa ka shkuar në mësim online edhe pse nxënësit e tjerë kanë dalë negativ, mirëpo për shkak të fazës së inkubacionit është rekomanduar nga I.K.SH.P (Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike),që të shkohet në mësim online”, thotë ajo tutje për Front Online.

    Si ndodhi infektimi i nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollat e Prishtinës?

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala për Front Online tha se në shumë shkolla kanë rezultuar disa nxënës pozitiv pas kontakteve që kanë pasur me shokët e klasën e të cilët virusin e kanë marrë nga familja.

    Për këto klasë, ajo thotë se është marr vendim që mësimi të vazhdojë në platformën online deri në rezultatet e reja.

    “Kemi një klasë në shkollën ‘Pavarësia’ ku një nxënës ka pasur pozitiv dikë në familje dhe është infektuar dhe në klasë pas testimit kanë dal 7 nxënës të infektuar. Gjithashtu edhe një klasë në shkollën ‘Naim Frashëri’, ku një nxënës, por e gjithë klasa kanë dalur negativ, mirëpo prapë edhe ata vazhdojnë me mësimin online. Mbrëmë kemi marrë rezultatet se në shkollën ‘Ismail Qemaili’, njëra nga klasët e 6-ta ku një nxënës për shkak të kontakteve në familje ka dalë pozitë, por është testuar e gjithë klasa dhe të gjithë kanë dalë negativ, mirëpo për dy javë e gjithë klasa vazhdon me mësim online”, është shprehur Shala.

    Sipas saj, problemi qëndron se të gjithë të infektuarit nuk kanë pasur asnjë simptomë dhe ka qenë e pamundur që të zbulohen këto raste pa testim.

    “Problemi kryesor është se këta po janë a-simptomatikë, në shkollën ‘Faik Konica’ nga këta 4 mësimdhënës asnjëri nga këta nuk ka pasur simptoma. Është testuar vetëm njëri për ta bërë një udhëtim jashtë vendit, ka dalë pozitiv, mbi bazën e asaj IKSHPK-ja ka vendosur që t’i testojë të gjithë mësimdhënësit e shkollës dhe aty kanë dalur edhe tre te tjerë që do të thotë se të 4 janë pa simptoma. Njëjtë edhe nxënësit janë pa simptoma, mirëpo vetëm duke u bazuar në rezultatet dhe hulumtime të kontakteve të IKSHPK-së kanë rezultuar edhe nxënësit negativë”, ka deklaruar Shala.

    Redaksia e ‘Front Online’, ka provuar të kontaktoi me Ministrinë e Arsimit për t’i pyetur se si është gjendja në shkolla e tjera të Republikës së Kosovës, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.

     

    https://www.youtube.com/watch?v=CYLpwbtSLDg&feature=youtu.be&ab_channel=FrontOnline

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.