×
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këto janë shenjat e variantit “Delta”

    FrontOnline
    02 Shtator 2021

    Në fillim të pandemisë, agjencitë qeveritare dhe autoritetet shëndetësore u përpoqën të informonin njerëzit se si të njohin simptomat e coronavirusit.

    Sidoqoftë, raportet e hershme të simptomave të variantit delta tregojnë se ato ndryshojnë nga ato të zakonshmet me të cilat deri më tani kemi shoqëruar COVID-19 më së shumti.

    Mënyra se si virusi shkakton sëmundjen varet nga dy faktorë.

    Njëra është virale dhe përfshin shpejtësinë e replikimit, si dhe mënyrën e transmetimit. Faktorët virale ndryshojnë ndërsa evoluon virusi.

    Një faktor tjetër varet nga bartësi i virusit dhe mund të ndikohet kryesisht nga mosha, gjinia, ilaçet e përdorura, dieta, stresi dhe shëndeti.

    Sipas të dhënave nga Britania e Madhe, të cilat janë mbledhur përmes një aplikacioni në të cilin përdoruesit raportojnë simptomat e sëmundjes, duket se simptomat e COVID kanë ndryshuar me ato nga lloji origjinal nga Wuhan.

    Ethet dhe kollitja kanë qenë simptoma të zakonshme që nga fillimi i pandemisë, ndërsa dhimbje koke dhe dhimbje të fytit kanë ndodhur në disa pacientë.

    Të gjitha këto simptoma ndodhin te njerëzit e infektuar me llojin delta. Por, hunda e lëngshme nuk është përmendur si simptomë deri më tani, por kjo ka ndryshuar me llojin e ri të coronavirusit, shkruan The Conversation, transmeton EO.

    Humbja e nuhatjes në fillim të një pandemie ishte një nga simptomat më të zakonshme të coronavirusit. Në rastin e variantit delta, tendosja e anosmisë (humbja e shijes) renditet e nënta.

    Ndryshimet në simptoma mund të shoqërohen gjithashtu me vaksinimin. Shumica e të moshuarve janë vaksinuar kundër COVID-19, kështu që tani të rinjtë po sëmuren më shumë. Ata në përgjithësi kanë simptomat e sipërpërmendura më të lehta të sëmundjes.

    Dhe ndryshimet në vetë virusin mund të ndikojnë në ndryshimin e simptomave. Por, ende nuk është plotësisht e qartë pse simptomat e sëmundjes ndryshojnë me llojin e ri.

    Të dhënat e deritanishme tregojnë se varianti delta i coronavirusit është më ngjitës në lidhje me llojin origjinal, por edhe në lidhje me variante të tjera të përhapura.

    Shkencëtarët besojnë se varianti delta është më i transmetueshëm sesa llojet e tjera. Ekspertët theksojnë se është e nevojshme të vaksinohen sa më shumë njerëz në mënyrë që të mbrohen, dhe prodhuesit e vaksinave të aprovuara thonë se vaksinat e tyre janë gjithashtu efektive kundër varianti delta.

    Nëse vëreni ndonjë simptomë, edhe nëse është thjesht një hundë e zënë, duhet të testoheni për COVID.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    Shpallja e Pavarësisë Kombëtare shqiptare nga Perandoria Osmane më 28 Nëntor 1912 dhe themelimi i shtetit sovran, përbën ngjarjen më të rëndësishme...
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do të ndalonte fëmijët deri në moshën 16 vjeçare të përdorin...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numër i madh i pjestarëve të FSK-së kanë qenë...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, mendon se SHBA dhe BE duhet të...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se sot kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,...
    Vip27 Nëntor 2024
    E tërhequr për më shumë se një vit nga paraqitjet publike, Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha“po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.