Zvicra njoftoi sot vendosjen e kufizimeve të reja në jetën publike dhe shoqërore, pas një rritjeje të mprehtë të normave të infektimeve me COVID-19.
Në mesin e masave të reja është edhe karantinimi 14-ditor për ata që vinë nga shtetet që kanë 60 raste më shumë sesa shteti respektiv.Këshilli Federal Zviceran ka njoftuar edhe se baret e restaurantet do mbyllen nga ora 23:00.
“Zvicra është tashmë një zonë e nxehtë në Europë”, tha këshilltari federal, Alain Berset për mediet zvicerane.
Shteti ka ndaluar edhe eventet ku janë më shumë se 50 persona dhe, gjithashtu, aktivitetet sportive dhe kulturore, që përfshijnë më shumë se 15 persona.Sot, Zvicra dhe Lihtenshtajni regjistruan 8 616 infeksione të reja në 24 orët e fundit, duke shënuar një rritje tjetër të madhe në të dy vendet.