×
  • Vip
  • Vip

    Këto janë reagimet e shoqërisë pas vdekjes së Albert Krasniqit

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Një ngjarje e rëndë ka shokuar mbrëmë Prishtinën. Biznesmeni Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në parkingun e një banese në rrugën “Ndue Përlleshi”, në kryeqytet.

    Njëri ndër shokët më të mirë të tij, këngëtari kosovar Visar Shala, i njohur si Skivi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” ka thënë se Alberti ishte shoku i tij më i mirë dhe besnik që ka pasur ndonjëherë.

    “Buddy nuk po m’besohet qe shkove. Pse kaq heret?Pse? … Ne momentet me te mira e me te keqija gjithmone ke qene aty per mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mire e ma besnik qe e kom pas najher n’jete. U prefsh ne paqe ?”, ka shkruar ai.

    Ngushëllime për vdekjen e Krasniqirt ka shprehur edhe këngëtari Ermal Fejzullahu.

    “Të qoftë i lehtë dheu jarani jem, RIP Albert Krasniqi” , ka shkruar Ermal Fejzullahu derisa ka publikuar një foto me të ndjerin.

    Edhe bateristi Patris Berisha ka  shkruar disa fjalë prekëse për vdekjen e të riut, Albert Krasniqi. Berisha përmes një postimi në Facebook me disa fjalë ka shprehur mërzinë për vdekjen e shokut të tij, shkruan express.

    “Ahhhh bre Albert …Pusho i qete o bruda jem!”, ka shkruar Berisha.

    Në ndërkohë menaxheri i këngëtarëve Ledri dhe Kida, Enis Fetahu, ka shkruar “jetë e poshtër”, në statusin e tij në “Facebook” derisa ka postuar edhe një fotografi me viktimën.

    Ndërsa moderatori dhe miku i tij, Visar Kalludra përmes një postimi në Facebook, Kalludra ka thënë se nuk po mundet me besu dhe se nuk po mundet me gjet fjalë ta përshkruaj dhimbjen.

    “A bre daja jem nuk pom besohet qe na le vet, te kom pas si vlla… shume ron shume.Nuk po me besohet kurgjo e shume sene po me sillen ne kry. Jeta paska edhe ksi momente te randa e te pabesueshme.Zoti te meshiroft vllau jem, na jemi qenie te dobeta dhe spo muj me gjete fjal me pershkru dhimten qe nuk je ma ne mesin tone”, ka shkruar Kalludra.

    Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

    Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

    Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë.

    Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Xheneta pati rastin sot ta puthë Gjestin kudo ajo dëshironte. Kjo meqë, Vëllai i Madh e ka ngrirë Gjestin ndërsa ishte bashkë...
    Vip06 Nëntor 2024
    Rezi dhe Drenusha patën përplasje të ashpër, në të cilën përfshihej edhe Mevlani. Hipokritë i ka quajtur thuajse të gjithë, Rezi, ndërsa...
    Vip06 Nëntor 2024
    Pas 3 ditëve qëndrim, Atilla Kardesh, ish-burri i Drenusha Latifi i akuzuar nga ajo për dhunë fizike, ka lënë sot shtëpinë e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Presidenti Joe Biden e ka telefonuar Donald Trumpin për t’ia uruar fitoren në zgjedhje dhe e ka ftuar atë në Shtëpinë e...
    Sport06 Nëntor 2024
    Tifozët e Yllit të Kuq, apo siç njihen në Kosovë edhe si tifozët e Crvena Zvezdës, kanë vazhduar me parulla anti Kosovë...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Zyrtarët e Bashkimit Evropian po shtrëngohen për kthimin e pritur të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Ata...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka shkarkuar Ministrin e Financave, Christian Lindner, pasi I njëjti kishte propozuar zgjedhje të parakohshme në...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të...
    Lajme06 Nëntor 2024
    11 kilogramë marihuanë janë kapur në aksionin e Antidrogës në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në operacionin e koduar “Transferi” është arrestuar një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.