×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë pyetjet “e ndaluara” për Albin Kurtin sipas Dardan Molliqajt

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur për pyetjet e ndaluara për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti.

    Ai tha se janë disa pyetje që nuk po i bëhen Albin Kurtit nga gazetarët e përzgjedhur prej tij për ta intervistuar e që kanë të bëjnë me thelbin e qeverisjes së tij.

    Postimi i plotë i Molliqajt:

    PYETJET E NDALUARA

    Janë ca pyetje që nuk po i bëhen Albin Kurtit nga gazetarët e përzgjedhur prej tij për ta intervistuar. Janë ca pyetje që tregojnë thelbin e qeverisjes së tij. Thelb që Albin Kurti don ta fshehë. Janë disa pyetje që nuk po i bëhen atij, sepse tregojnë të vërtetën e zhveshur.

    – A do ta vendosë Albin Kurti reciprocitetin me Serbinë?

    – Cilat janë kushtet që Serbia duhet t’i plotësojë në mënyrë që Albin Kurti të ulet në negociata?

    – Kush janë oligarkët në Kosovë? Emrat? Cilat do të jenë veprimet e Albin Kurtit kundër këtyre oligarkëve? Pse nuk ka në programin e tij tatim në dividentë (që nënkupton tatim në fitim të aksionarëve të kompanive)?

    – A do ta ndryshojë Albin Kurti ligjin i cili ia ndaloi kandidimin për zgjedhje apo do ta përdorë atë për të disiplinuar kundërshtarët politikë?

    – A do ta zgjedhë VV dhe Albin Kurti presidentin/en nëse kuorumi për këtë votim varet nga prania e Listës Srpska?

    – Pse e ka hequr VV dhe Albin Kurti tatimin progresiv nga programi i kësaj partie?

    – Pse ka futur Albin Kurti në listë kandidatë homofobë që qartazi janë deklaruar kundër të drejtave të njeriut, veçanërisht komunitetit LGBTI, nga të cilët nuk është distancuar asnjëherë?

    Janë pyetje që nuk i bëhen ngase Albin Kurti zgjedhë vetë gazetarët intervistues. Prandaj ata nuk sfidojnë, veç dëgjojnë ligjërimin. Pyetjet që s’po bëhen, janë paralajmërim për llojin e pushtetit që po vjen. Pushtet që i zgjedhë vetë gazetarët e përshtatshëm, sepse do që t’i përcaktojë vetë pyetjet. Pushtet që në fakt nuk do pyetje./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar edhe fabrikën e stiroporit dhe rrjetave të fasadave “Rreze Company” në Skenderaj. Hamza...
    Vip16 Nëntor 2024
    Burimi e ka pyetur Anisën nëse ajo mendon që brenda shtëpisë mund yë ketë dashuri të vërtetë. Ajo është përgjigjur se secili...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbrëmë është mbrojtur shteti i Kosovës nga lojtarët në Bukuresht, ndërsa tha se dënon...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.