×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë pikat e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme të qeverisë

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Katër pika janë në rend dite në mbledhjen e Qeverisë të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj.

    Në dokument shkruhet se në rend të ditës janë: aprovimi i procesverbaleve të disa prej mbledhjeve të kaluara, shqyrtimi i propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, shqyrtimi i raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit.

    Haradinaj pas dorëheqjes së tij i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese nëse ka të drejtë të thërrasë mbledhje por përgjigja nga Kushtetuesja kishte qenë se çështjet e ngritura nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të kësaj gjykate.

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka deklaruar se mbledhja e thirrur për nesër u bë me kërkesë të ministrit në detyrë të Financave, Bedri Hamza.

    “Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fundvit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave dhe besoj që do të ketë nesër. Shteti funksionon dhe nuk ka kurrfarë rrezikimi. Sepse demokracia në Kosovë është e avancuar. Prej rastin të dorëheqjes sime, shpërbërja e parlamentit, të gjitha këto janë procese të parapara me ligj”, ka deklaruar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, pasi sot është data e fundit që...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, në një përgjigje për Gazetën Express ka dhënë detaje lidhur me një aksion...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse nga Ferizaj, me të cilën ka bashkëbiseduar për...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çedomir Aksiq për krime lufte në periudhën janar-maj 1999...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të territ. Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti, ku dyshohet se ata kanë goditur...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për FrontOnline, ka komentuar mbi situatën me mbledhjen e tatimit në pronë, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor. Sipas të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.