Krijimtaria e artistëve nga Kosova e Shqipëria, ndër vite vazhdon të rritet dhe publikut t’i servohen këngë nga zhanre të ndryshme.
Por, në anën tjetër kemi këngë të cilat janë publikuar shumë vite më parë, po se edhe sot ju ofrojnë ndjenjën e njëjtë dëgjuesve, ashtu si kur e kanë dëgjuar për herë të parë, shkruan lajmi.net.
1: Elvana Gjata- Mamës
Kënga “Mamës” padyshim që është njëri nga hitet e këngëtares, e cila vazhdon të dëgjohet edhe sot.
Kjo këngë është publikuar në dhjetor të vitit 2007, ku për muzikën dhe tekstin e këngës ishte përkujdesur Getoar Selimi-Ghetto Geasy, ndërsa për orkestrimin Enis Presheva.
Unikatil- Mos shaj mas shpine (shota)
Ai mbetët njëri nga reperët më të njohur dhe me të dashur në vend, edhe pse kohëve të fundit nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë.
Unikkatil është një ndër reperët e rrallë që ende nuk ka publikuar ndonjë këngë me videoklip, ndërsa këngët e tij vazhdojnë të radhiten tek hitet më të dëgjuara të të gjitha kohërave.
E tillë është edhe kënga “Mos shaj mas shpine” e cila është një remix i këngës “Shota”, ndërsa është pjesë e albumit “Shihemi n’Përkujtime”, të cilin reperi e publikoi në vitin 2004.
Mc Kresha- Lej flleshat
Mc Kresha, reperi nga Mitrovica tash e sa kohë vazhdon që publikut t’i sjell hite të shumta, ndërsa njëra nga këngët që vazhdon të dëgjohet është kënga që edhe e bëri “të famshëm”, e cila është “Lej Fleshat”, e publikuar në vitin 2010.
DJ Blunt & Kaos – HEY
Vazhdon të mbetët ende e dëgjuar edhe pse është publikuar në dhjetor të vitit 2005. Fjala është për bashkëpunimin në mes të DJ Blunt dhe Kaos e cila titullohet “Hey”.
Lyrical son – Po pritoj
Në dhjetor të vitit 2008, reperi Lyrical Son solli projektin e tij “Po pritoj”, këngë kjo që vazhdon të dëgjohet edhe sot dhe të jetë pranë publikut në koncerte dhe organizime të ndryshme. /Lajmi.net/