Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura më 14 shkurt 2021, PZAP-i ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 208,350.00 euro ndaj subjekteve politike të cilat kanë thyer rregullat e fushatës zgjedhore, raporton Front Online.
Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mulë Desku, në një prononcim për Front Online tregon se vetëm një nga subjektet politike ka paguar gjobën në tërësi.
“ Deri më tani Lista Serbe i ka paguar gjobat në tërësi shumën prej 2,200.00 euro”, tha ai për Front Online.
Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka paguar një pjesë të gjobës, ndërsa partitë e tjera ende nuk kanë filluar me pagesa.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i ka paguar 4,000.00 euro, subjektet tjera nuk kana paguar gjobat”, thuhet në përgjigjen e tij për Front Online.
Në bazë të vendimit të PZAP-it, sipas Deskut, subjektet politike janë të obliguara që brenda 15 ditëve t’i paguajnë gjobat nga momenti i pranimit të vendimit./Front Online/