×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Këto janë pagat marramendëse të menaxhmentit të Telekomit

    FrontOnline
    19 Gusht 2019

    Kryeshefi Ekzekutiv i Postës merr pagë vjetore mbi 30 mijë euro, deri zëvendësshefi, sekretari i koroporatës dhe zyrtari i financave paga mbi 25 mijë euro.

    Vetëm gjatë vitit të kaluar u paralajmërua edhe rrezikim në pagat e punëtorëve të saj për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

    Vetëm në 2018-ën, Posta ka humbur rreth 1 milion e 200 mijë euro, përcjell Buletini Ekonomik.

    Për këtë arsye, Bordi i drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje pati kërkuar nga Qeveria që t’i mbulojë humbjet financiare në këtë ndërmarrje, pasi kjo e fundit është edhe aksionare në Postën e Kosovës dhe ka obligim të subvencionojë në situata të vështira.

    Pavarësisht humbjeve me të cilat ka operuar Posta e Kosovës përgjatë viteve, zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarjeje publike kanë vazhduar të marrin paga të larta.

    Buletini Ekonomik ka hulumtuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve më të lartë në këtë ndërmarrje publike.

    Paga më e lartë në këtë institucion deri më tani i takonte Kryeshefit Ekzekutiv, Sejdi Hoxha me pagën mujore prej 2 mijë e 522 eurove, dhe me pagën vjetore prej 30 mijë e 265 eurosh, mirëpo ky zyrtar muajin që lamë pas dha dorëheqje nga posti i tij në Postën e Kosovës.

    Ndërkaq, Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv në Postën e Kosovës, Shefqet Avdija për një muaj punë në Postë paguhet 2 mijë e 116 euro, dhe brenda vitit grumbullon të ardhura në vlerë prej 25 mijë e 392 eurosh.

    Këshilltari i Përgjithshëm apo Sekretari i Korporatës në fjalë, Argjent Sefa paguhet nga buxheti i Postës së Kosovës, gjithsej 2 mijë e 160 euro në muaj dhe në vit 25 mijë e 929 euro.

    Zyrtari kryesor i Financave dhe Thesarit, Behxhet Maliqi po ashtu posedon pagë mujore prej 2 mijë e 129 eurosh, ndërsa atë vjetore e merr në vlerë të 25 mijë e 550 eurove.

    Ndërsa, sa u përket Drejtorëve të Postës së Kosovës, e që janë 8 sosh, pagat e tyre pothuajse janë të ngjashme.

    Bashkim Mustafa me këtë pozitë përfiton 1 mijë e 624 euro për një muaj, përderisa paga vjetore e tij arrin vlerën e 19 mijë e 490 eurove.

    Burim Geci, gjithashtu Drejtor në Postën e Kosovës, paguhet 1 mijë e 646 euro për një muaj ndërsa në vit ai merr 19 mijë e 757 euro. Drejtori tjetër, Hasim Krasniqi ka pagë mujore prej 1 mijë e 658 eurove dhe atë vjetore prej 19 mijë e 900 eurove.

    Naser Krasniqi me po të njëjtën pozitë paguhet 1 mijë e 616 euro, dhe në vit grumbullon gjithsej 19 mijë e 398 euro.

    Vedat Tahiri në pozitën Drejtor në Postën e Kosovës merr pagën prej 1 mijë e 642 eurove për një muaj punë, kurse 19 mijë e 712 euro për një vit punë.

    Xhyljetë Izmaku-Rama me pozitën po ashtu Drejtor ka pagën vjetore prej 19 mijë e 964 eurosh, përderisa ajo mujore shkon në 1 mijë e 663 euro.

    Dhe Vjollca Avdyli me pozitën Zëvendës Drejtor merr 20 mijë e 529 euro, ndërsa në muaj paguhet me shumën e 1 mijë e 710 eurove.

    Përpos Drejtorëve të lartëcekur edhe Xhevdet Smakiqi dhe Ylber Zabërgja figurojnë më pozitën e njëjtë si Drejtorë, mirëpo në deklarimet e pasurisë së tyre nuk figurojnë shumat e pagave. Te Smakiqi shuma e pagës nga Posta e Kosovës figuron 0.00 euro, ndërkaq Zabërgja ishtë emëruar tek muajin që lamë pas, prandaj paga e tij nuk figuronte.

    Zyrtari i Auditimit të Brendshëm në këtë ndërmarrje publike Blerim Krasniqi, ka pagën mujore në vlerën e 1 mijë e 810 eurove dhe atë vjetore më vlerë 21 mijë e 727 euro.

    Halit Isufi me pozitën Kryesues i Bordit në Postën e Kosovës, nga po e njëjta ndërmarrje paguhet me 726 euro, përderisa në vit shuma e pagës së tij arrin vlerën e 8 mijë e 721 eurove.

    Ndërkaq, Rushan Ceka për pozitën Drejtor i Bordit në Postën e Kosovës ka pagën prej 983 eurove për një muaj dhe 11 mijë e 799 për një vit.

    Si anëtarë të Bordit në Postën e Kosovës, marrin pagë edhe Hysen Fazliu, ku paga mujore e tij arrin 983 euro, dhe ajo vjetore del të jetë 11 mijë e 799 euro, Metie Jashari po ashtu Anëtare me pagë 641 euro për muaj dhe 7 mijë e 695 për një vit.

    Kurse, Anëtari tjetër i Bordit në këtë institucion, Mejdi Xhokli posedon dy pozita në dy ndërmarrjet publike në Kosovë, njëra si Anëtar i Bordit në Postën e Kosovës ku paga e tij mujore arrin vlerën e 1 mijë e 300 eurove dhe me ç’rast në vit ai grumbullon 15 mijë e 600 euro dhe tjetra në Telekomin e Kosovës me pozitën Koordinator i Pajisjeve të Qajes në Ferizaj me pagë vjetore prej 14 mijë e 100 eurove.

    Shefi i Postës së Kosovës, Sadri Shala për një muaj punë në këtë Postë merr 1 mijë e 520 euro dhe 18 mijë e 250 euro për një vit.

    Dhe zyrtari i fundit është Ragip Zogiani që është menaxher në Postën e Kosovës, e që paguhet në vlerën e 18 mijë e 300 eurove në vit, ndërsa në muaj ka pagë në vlerë të 1 mijë e 300 eurove.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani i paralajmëroi vendet evropiane  kundër bashkimit me luftën kundër Iranit, pasi shumë vende thanë se mund të ndërmarrin “veprime mbrojtëse” përballë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt 2026, shënoi një moment historik në konfliktin Lindje të Mesme,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Lajmet e publikuara së fundmi nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt 2026, shënoi një moment historik në konfliktin Lindje të Mesme,...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Lajme03 Mars 2026
    E ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Administrimit të...
    Sport03 Mars 2026
    La Liga ka publikuar në javën e parë të marsit limitet e përditësuara të kostos së skuadrës (LCPD), të njohura si kufijtë...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa komentoi në një postim në Facebook...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më 27 shkurt 2026 mori vendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Specilae të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.