×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto janë mënyrat më efikase për lënien e duhanit

    FrontOnline
    02 Shtator 2023

    Një studim i kohëve të fundit thotë se 60-75% e njerëzve e rifillojnë duhanin brenda gjashtë muajsh, pasi janë përpjekur ta lënë. Ashtu si me format e tjera të varësisë, lënia e duhanit është një betejë e vështirë psikologjike. Por përfitimet shëndetësore të abstinencës afatgjatë janë të mëdha.

    Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t’ju tregojë se sa e vështirë është. Ka gjithmonë tundimin për të pirë një cigare me një mik me një gotë birrë ose kafe, ose për t’i shpëtuar punës për një “tymosje” të shpejtë.

    Një studim i kohëve të fundit thotë se 60-75% e njerëzve e rifillojnë duhanin brenda gjashtë muajsh, pasi janë përpjekur ta lënë. Ashtu si me format e tjera të varësisë, lënia e duhanit është një betejë e vështirë psikologjike. Por përfitimet shëndetësore të abstinencës afatgjatë janë të mëdha.

    Pirja e duhanit është një nga vrasësit më të mëdhenj: Rreth 14% e vdekjeve në mbarë botën i atribuohen sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2019.

    “Pirja e duhanit është një barrë e madhe globale shëndetësore. Do të ketë një miliardë vdekje në mbarë botën në këtë shekull nga sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit nëse nuk i ulim normat e pirjes së duhanit,” thotë  Hazel Cheeseman, zëvendës-shefi ekzekutiv i Action on Smoking and Health (ASH), me qendër në Britaninë e Madhe.

    Pse të bëjnë të varur cigaret?

    Kur tymos një cigare, duhani që digjet çliron nikotinën, e cila hyn në gjak nëpërmjet mushkërive. Nikotina çohet në tru, ku aktivizon të ashtuquajturit receptorë nikotinikë të acetilkolinës. Aktivizimi i këtyre receptorëve shkakton çlirimin në tru të neurotransmetuesve, siç është dopamina.

    Çlirimi i dopaminës nuk shkakton domosdoshmërisht varësi. Por kur vepron në një pjesë specifike të trurit — ku qëndron i ashtuquajturi sistemi ynë i shpërblimit — mund të shkaktojë varësi.

    Dhe kështu funksionon varësia: Kur nikotina shkakton çlirimin e dopaminës në sistemin e shpërblimit, të krijohet një ndjenjë shpërblyese, si një mini stimulim. Çdo cigare që tymos e përforcon këtë ndjenjë, duke të bërë të dëshirosh cigare dhe si rrjedhojë bëhesh i varur prej tyre.

    Pra, kur duam të ndalojmë pirjen e duhanit, duhet të thyejmë këtë lidhje mes cigareve dhe ndjenjës së shpërblimit. Është e vështirë. Nevojitet çdo ndihmë që mund të marrësh për ta bërë atë të funksionojë për një kohë të gjatë. Por është e mundur.

    Ndërhyrjet për të ndaluar pirjen e duhanit

    Ka dy metoda kryesore për të thyer lidhjen psikologjike me cigaret: vullneti dhe vetëdisiplina. Mund të përdorësh edhe një terapi për të përmbushur dëshirat e nikotinës, por pa problemet shëndetësore që lidhen me pirjen aktive të duhanit.

    Ka tre lloje terapish.

    Së pari, ka terapi zëvendësuese të nikotinës, të tilla si nikotina-leukoplast, çamçakëza ose inhalatorë që çlirojnë ngadalë nikotinën, duke ndaluar dëshirën për të pirë duhan. Nikotina në vetvete nuk është e dëmshme, i dëmshëm është tymi që thith nga cigaret.

    Ka edhe medikamente, si vareniklina dhe bupropioni.

    Vareniklina nxit çlirimin e dopaminës në shtegun e shpërblimit, duke imituar shpërblimin e pirjes së duhanit dhe duke hequr disa nga simptomat e abstinencës së nikotinës.

    Bupropioni vepron në mënyrë të ngjashme, por nëpërmjet një sistemi të ndryshëm neurotransmetues, i njohur si GABA, i cili frenon aktivitetin e trurit.

    “Megjithëse ilaçet janë një trajtim më i shtrenjtë, ato janë jashtëzakonisht të efektshme kur shikon ndikimin e pirjes së duhanit në shëndet dhe në sistemet shëndetësore,” thotë Cheeseman.

    Cigaret elektronike – të mira apo të dëmshme?

    Cigaret elektronike kanë një reputacion të çuditshëm kur bëhet fjalë për të hequr dorë nga duhani.  “Ka prova të mira se cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të ndaloni pirjen e duhanit. Por ato nuk janë një produkt mjekësor i licensuar, kështu që nuk trajtohen si ilaçe,” tha Cheeseman. Por cigaret elektronike mund të krijojnë varësi të reja ose të jenë një portë për pirjen e duhanit. Ka shumë prova që dëshmojnë se adoleshentët që përdorin cigare elektronike kanë gjasa më të mëdha që dikur të nisin duhanin.

    Provo çdo gjë për të lënë duhanin, të gjitha njëherësh

    Konsensusi shkencor thotë se më së miri është kombinimi i të gjitha metodave njëkohësisht. Këtë e ka vërtetuar një analizë e vitit 2020 me më shumë se 700 studime klinike./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit. Sara i ka hequr çmimit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.