×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këto janë masat e reja për parandalimin e Covid-19 në Austri

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Pas rritjes së lartë të infeksioneve me koronavirus në Austri, Qeveria austriake ka marrë masa të reja.

    Qeveria austriake dhe kancelari Sebastian Kurz gjatë një konference për shtyp kanë bërë thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur për të ulur numrin e të infektuarve.

    “Vala e dytë e koronavirusit po përhapet me të madhe. Tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar një bllokim të dytë”, ka thënë kancelari Kurz.

    Këto do të jenë masat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi që nga dita e premte, më 23 tetor.

    Takime private

    Vetëm deri në gjashtë persona lejohen të takohen në ambiente të mbyllura, ndërsa deri në dymbëdhjetë në natyrë. Kjo vlen për festat e ditëlindjes apo dasma. Përjashtim të rregullave do të bëhet gjatë funeraleve ku lejohet numër më i madh i pjesëmarrësve.

    Eventet – manifestimet

    Për manifestimet profesionale me vende të caktuara, ekziston një numër i caktuar ashtu siç ishte prej 1.000 personash brenda dhe deri 1.500 personave në ambient të hapur. Këtu po flasim për Operën Shtetërore ose Bundesligën austriake. Ekziston një kërkesë, ku është e detyruar mbajtja e maskës gjatë eventeve ndërsa ndalohet çdo shpërndarje e ushqimit dhe pijeve. Eventet të cilat mbledhin më shumë se gjashtë persona brenda ose mbi 12 persona në ambiente të jashtme, duhet të njoftojnë organet shëndetësore. Për manifestimet mbi 250 persona duhet të kërkohet paraprakisht një leje, përcjell me tejë Albinfo Austria.

    Masat e ndërmarra nga qeveria austriake natyrisht se nuk janë të pëlqyera, por janë të domosdoshme dhe të gjitha duhet të hyjnë në fuqi që nga dita e premte (23 tetor).

    Sebastian Kurz ka thënë se e di mirë që populli është lodhur me koronavirus. Por siç thotë ai, situata është shumë serioze. “Duke shmangur takimeve private, të gjithë mund të japim një kontribut për vendin dhe njerëzit në Austri”, ka thënë Kurz.

    Qeveria austriake pas rritjes së numrit të infektuarave u detyrua të marrë masa të reja. Çdo ditë në Austri aktualisht rezultojnë pozitivë me Covid 19 mbi 1500 persona.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte studentë të Universiteteve me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza, është njeriu i duhur...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.