×
  • Auto
  • Auto

    Këto janë makinat më të shtrenjta të të gjitha kohërave

    FrontOnline
    16 Gusht 2023

    Paraja nuk blen lumturinë, por na ndihmon të përballojmë lloje të ndryshme kënaqësish, dhe njëra prej tyre është posedimi i veturave më të mira dhe më luksoze.

    Modelet e mëposhtme, megjithatë, janë të rezervuara vetëm për ato me xhepat më të thellë.

    Ato blihen nga miliarderë apo milionerë që kujdesen vërtet për veturat dhe nuk ikin të paguajnë një shumë të majme për këtë kënaqësi.

    Nëse jeni të interesuar se cilat janë veturat e reja më të shtrenjta të të gjitha kohërave, ju sjellim listën më poshtë.

    Koenigsegg Trevita

    Çmimi: 4,3 milionë euro

    Me një prodhim të kufizuar prej vetëm tre njësi, Koenigsegg CCXR Trevita është një nga veturat më ekskluzive të krijuara nga kompania suedeze. Ka një motor të fuqishëm 4.8-litërsh me supermbushje V8 që zhvillon 1018 kuaj-fuqi dhe mund të përshpejtojë në 100 km/h për 2.8 sekonda dhe të vazhdojë të përshpejtojë deri në një shpejtësi maksimale prej 395 km/h.

    Pagani Huayra Imola

    Çmimi: 4,9 milionë euro

    Pagani Huayra Imola është një edicion special i cili është prodhuar vetëm në pesë njësi pas lançimit në 2019. Ka një motor 6-litërsh V12 biturbo të zhvilluar nga Mercedes-AMG me 838 kuaj-fuqi, dhe një peshë totale prej 1246 kilogramë. Përshpejton nga zero në 100 km/h për më pak se 3 sekonda, dhe shpejtësia maksimale e tij është mbi 330 km/h.

    Rolls-Royce Sweptail

    Çmimi: 11,6 milionë euro

    Rolls-Royce Sëeptail është një shembull tjetër se sa larg shkon ekskluziviteti i kompanisë britanike. I prezantuar në vitin 2017, është një coupe elegante që është bërë me porosi, dhe vetëm një njësi është në ofertë. Nuk shquhet për performancën e tij, me motorin V12 6.75 litrash me rreth 460 kuaj fuqi, por dallohet për ekskluzivitetin dhe mjeshtërinë që nxjerr në pah dizajnin e tij.

    Bugatti La Voiture Noire

    Çmimi: 17 milionë euro

    Vetura e dytë më e shtrenjtë e të gjitha kohërave është Bugatti La Voiture Noire, një riinterpretim modern i tipit klasik Type 57 SC Atlantic. E krijuar për të festuar historinë 110-vjeçare të Bugatti-t, kjo veturë unike në botë është e pajisur me motorin e njohur 8.0-litërsh W16 dhe katër turbina me 1500 kuaj fuqi.

    Rolls-Royce Boat Tail

    Çmimi: 23 milionë euro

    Së fundi, ne e përfundojmë këtë listë me veturën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, Rolls-Royce Boat Tail, një kabriolet luksoz i veçantë i ndërtuar me porosi. U deshën katër vjet punë për ta krijuar atë dhe u frymëzua nga lundrimi. Është i pajisur me një motor V12 prej 6.75 litrash me 600 kuaj-fuqi./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Auto25 Dhjetor 2024
    Divizioni i ri i motorëve dhe ndërruesit i krijuar nga Renault dhe Geely u quajt thjesht Kali. Një risi interesante vjen nga...
    Auto24 Dhjetor 2024
    Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe,...
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.