Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në një konferencë për media, Hoti ka bërë me dije se në komunat që janë në zonën e gjelbërt, është kufizuar orari i funksionimit të veprimtarive.
Në këto komuna, qendrave tregtare dhe veprimtarive të hotelerisë dhe gastronomisë u lejohet veprimtaria nga ora 05:00 deri në ora 20:00.
Pas kësaj ore, lejohen vetëm shërbimi merre me vete ose porosi me dërgesa.
Edhe për komunat që gjenden në zonën e verdhë janë marrë masa.
Bizneset në këto komuna lejohen që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00 deri në orën 18:00.
Pas kësaj ore, për gastronominë lejohet vetëm shërbimi merre me vete dhe porositë me dërgesë.
Ndërkohë, institucionet publike dhe private lejohen të punojnë vetëm me staf esencial.