×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Këto janë kompanitë dhe konzorciumet që ofertuan në ankandin e parë solar fotovoltaik

    FrontOnline
    03 Shkurt 2024

    Ministria e Ekonomisë ka hapur sot ofertat e ankandit të parë solar foltovoltaik (FV) prej 100 MW.

    Sipas ministrisë, janë gjashtë kompani apo konzorciumet që kanë ofertuar.

    Ministria ka bërë publike edhe emrat e këtyre kompanive e që janë: Konzorciumi “Çalik-Limak” nga Turqia, Kompania “Notus Energy Kosovo” nga Gjermania, përfaqësia në Kosovë,   Kompania “Akuo Energy SAS” nga Franca, Kompania “Elsëedy Electric” nga Egjipti, Konzorciumi “Guris Insaat Muhendishik” nga Turqia, si dhe Konzorciumi “Orllati” nga Zvicra, përfaqësia në Kosovë.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Ekonomisë sot ka hapur ofertat e ankandit të parë solar foltovoltaik (FV) prej 100 MË, në praninë e mediave, ku janë bërë publik emrat e 6 kompanive dhe konzorciumeve që kanë dorëzuar ofertat.

    Kompanitë dhe konzorciumet që kanë ofertuar janë:

    Konzorciumi “Çalik-Limak” nga Turqia,

    Kompania “Notus Energy Kosovo” nga Gjermania, përfaqësia në Kosovë,

    Kompania “Akuo Energy SAS” nga Franca,

    Kompania “Elsëedy Electric” nga Egjipti,

    Konzorciumi “Guris Insaat Muhendishik” nga Turqia, si dhe

    Konzorciumi “Orllati” nga Zvicra, përfaqësia në Kosovë.

    Ankandi është mbyllur më 31 janar 2024 në ora 14:00, ku janë pranuar 6 oferta, ndërsa për tri ditë, deri sot në ora 14:00, ishte afati për pranimin e ofertave të mundshme përmes postës.

    Pas hapjes së ofertave, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se pas një pune intensive në përzgjedhje të lokacionit dhe krijim të parakushteve optimale, përgatitje të kujdesshme të dokumentacionit të ankandit, sot po shpalosim gjashtë kompani ose konzorciume që kanë dorëzuar ofertat e tyre për ndërtimin e impiantit solar në Kosovë 100 megavatësh.

    Ministrja e Ekonomisë sqaroi se gjatë procesit, përmes përgjigjeve në më shumë se 10 raunde të sqarimeve, jemi siguruar të udhëheqim një proces të drejtë e të hapur ku të gjitha palët janë të mirinformuara dhe shtoi se deri tani, me përkrahjen e USAID-it, është zhvilluar një proces i drejtë konkurrues me transparencë të plotë që mund të thuhet lirisht është një shembull për rajonin.

    Ajo po ashtu shtoi se pranimi i këtyre ofertave sot nga investitorë serioz dhe me eksperiencë në fushën e energjisë së ripërtrishme, është një dëshmi e punës së palodhshme të Ministrisë së Ekonomisë dhe përkushtimit të Qeverisë të Republikës së Kosovës për të ofruar një mjedis fer e miqësor për investimet e huaja.

    Ministrja Rizvanolli njoftoi se ky është vetëm projekti i parë në vazhdën e projekteve në dy viteve në vijim ku planifikohet të zhvillohen procedura konkurruese për ndërtimin e kapaciteteve të burimeve të ripërtërishme prej 950 megavatë, të cilat kapin vlerën prej 1.2 miliardë euro.

    “Me po të njëjtin zell do të zhvillojmë edhe projektet tjera konkurruese pjesë e kësaj pako, duke filluar me ankandin 150 megavatësh të erës të cilin do ta lansojmë këtë vit”, tha në fund Ministrja Rizvanolli.

    Gjatë javëve në vijim, komisioni vlerësues, i përbërë nga anëtarë të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyrës e Rregullatorit për Energji, si dhe Operatorit të Transimionit – KOSTT, do të vlerësojë ofertat kundrejt kërkesave minimale financiare, profesionale dhe teknike, siç janë përcaktuar në dosjen e ankandit.

    Si fazë e dytë, do të organizohet një ankand elektronik ose “e-ankandi”, ku kompanitë e kualifikuara do të kenë mundësinë të ulin çmimin e tyre fillestar duke garuar me njëra-tjetrën. Ofertuesi që ka dorëzuar ofertën me çmimin më të ulët në përmbyllje të “e-ankandit” do të shpallet fitues.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Vip08 Janar 2025
    Xheneta ka konfrontuar Leo-n për ofendimin që i ka bërë mbrëmë teksa e konsideroi ”Gold Digger”. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk...
    Vip08 Janar 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka shkaktuar reagime me qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjestit për t’iu bashkuar “Big...
    Sport08 Janar 2025
    Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1...
    Vip08 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e...
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.