Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë.
Vlera e projekteve është mbi 1 milion e 36 mijë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Zeri.info.
Njoftimi i plotë i Bulliqit, pa ndërhyrje:
Memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milionë euro me MMPHI-në
Në vlerë mbi 1 milionë euro sot kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimin me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësi i tij, Hysen Durmishi.
Projektet e bashkëfinancimit përfshijnë investimet në;
Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca”, në vlerë prej 537 mijë eurove.
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeçël – Dumosh, në vlerë prej 159 mijë eurove.
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Bradash – Dobratin, në vlerë financiare 155,500.00 euro.
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga gurthyesi deri në rrugën Sahit Llalloshi, në vlerë prej 185,150.00 eurove.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ishim në terren për të parë nga afër projekte që janë realizuar, si dhe ato që presin të realizohen në Komunën tonë nga bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës.