Mbledhja do të mbahet me fillim prej orës 14:00, ndërsa do të ketë katër pika të rendit të ditës, raporton Gazeta Sinjali.
Pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë aprovimi procesverbaleve nga 7 mbledhjet e kaluara. Pikë e dytë e kësaj mbledhje do të jetë shqyrtimi i propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore.
Pika e tretë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet në periudhën 9 mujore të Ministrisë së Financave, ndërkohë pika e fundit e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i propozim-vendimit për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit.