Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbyllur afatin për aplikim në çertifikimin e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, më 29 nëntor të këtij viti.KQZ-ja njofton se partitë që kanë aplikuar janë: Lista Srpska me Milan Radojeviç, Dusan Milunovic si kandidat i pavarur, Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin Florent Azemi dhe Lëvizja Vetëvendosje përmes Erden Atiqit.
Ndërsa, për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Komunën e Podujevës, do të garojnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me Naim Fetahun, Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) me Nexhmi Rudarin dhe Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin.