Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
Aty Cana është pritur nga presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi dhe sekretari Shasivar Haxhijaj, shkruan FrontOnline.
Me këtë rast Cana ka uruar Ismet Krasniqin për detyrën e re si President i KOK-ut duke ia ofruar mbështetjen e tij për ta vazhduar rrugën e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.
Krasniqi nga ana tjetër e ka falënderuar Canën për vizitën të cilën e ka konsideruar të veçantë dhe me ç’rast edhe i ka dhënë një dhuratë me portretin e xhudistes Majlinda Kelmendi.
Nga ana tjetër, Cana ia nënshkroi Krasniqit fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
“Për Komitetin Olimpik të Kosovës, me respekt, përkushtim dhe dashuri. Lorik Cana 5”, ishin fjalët e shkruara nga Cana në fanellë./FrontOnline/