Me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, është votuar Qeveria e Kosovës, të cilën do ta udhëheq kryeministri Albin Kurti, raporton portali Front Online.
Në fjalën e tij pas zgjedhjes si kryeministër Albin Kurti tha se vendimet që do ti merr do të bazohen në fakte dhe shkencë.
“Deri dje isha kandidat i një subjekti kurse nga sot kryeministër dhe s’ka dyshim që këto zgjedhje ishin historike andaj sot sa jam mirënjohës, ndjehem i përulur.Vendimet do ti bazojmë në fakte dhe shkencë, qeveria dhe institucionet janë të qytetarëve.Këtë duhet ta ketë parasysh secili zyrtar qeveritar dhe duhet ta kuptoni që në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për tu rehatuar”, tha Kurti.
Kurti më tutje u shpreh do të bashkpunojnë me opozitën dhebshoqërinë civile. Ai kërkoi koordinim me opozitën sidomos në përballje ndajnserbisë.
“Qeveria do të bashkëpunojë ngushtë me opozitën dhe shoqërinë civile dhe ndaj Serbisë duhet të jemi të bashkuar, andaj na duhet koordinim sidomos ndaj Serbisë dhe në dialog dhe do të kërkojmë diskutim parlamentare”, tha tutje ai.