Mitrovica e Veriut e Graçanica janë dy komunat e banuara me shumicë serbe ku ka më së shumti gra të punësuara.
Në raportin e fundit që ka bërë Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se në këto dy komuna ka më shumë se 50% të të punësuarve që janë gra.
Saktësisht në Mitrovicë të Veriut, 57% të të punësuarve janë gra. Në Graçanicë ndërkaq 55 të të punësuarve janë gra.
Në rend të tretë sa i përket numrit të grave që janë të punësuara në komuna është kryeqyteti. Sipas këtij raporti, 48% e të punësuarve në Prishtinë janë gra.
Pas Prishtinës, vjen Peja me 44% të të punësuarve gra e pastaj Obiliqi.
Komunat me më së paku gra të punësuara ndërkaq janë Hani i Elezit me 7%, Dragashi me 12%, Rahoveci me 15%, Vitia me 15% dhe Malisheva me 17%.