×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë dënimet që i presin ata që s’i respektojnë masat e reja

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Këto masa pritet të hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme. E për ata që nuk i respektojnë, do të pësojnë edhe gjobat. Por, sa mund të dënohen qytetarët që nuk i përfillin masat e reja?

    Rritja e rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, e ka detyruar Qeverinë e Kosovës që të shtrëngojë masat. Për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje, janë vendosur kufizime të reja nëpër komunat e vendit, varësisht prej numrit të të infektuarve.

    Të gjitha komunat kategorizohen në tri grupe sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit: komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë), komunat me rrezik të mesëm (nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë) dhe ato me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë).

    Me mesat e reja, kufizohet lëvizja, bizneset mund të punojnë në orare të caktuara, transporti publik mund të funksionojë duke shfrytëzuar vetëm deri në 50% të kapaciteteve e taksitë mund të punojnë vetëm me një pasagjer.

    Kufizime në orarin e punës do të ketë edhe për qendrat tregtare, veprimtaritë e hotelerisë dhe gastronomisë, aktivitetet kulturore, aktivitetet sportive, derisa instutucionet private dhe publike duhet të punonojnë vetëm me staf esencial.

    Këto masa do të hyjnë në fuqi nesër në ora 18:00, derisa ata që nuk i respektojnë do të gjobiten sipas Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

    Për mbikqyrjen e zbatimit të këtyre masave obligohen Policia e Kosovës dhe inspektoratet.

    Por, sa mund të dënohen qytetarët që nuk i përfillin masat e Qeverisë?

    Bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, qytetarët që nuk e respektojnë vendimin për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, dënohen me gjobë deri në 200 euro. Për persona juridik, gjoba është 500 euro.

    Ndërkohë, gjoba për ata që nuk i vendosin maskat dhe nuk e mbajnë distancën fizike është 35 euro.

    Me vendimin e Qeverisë, ndalohen edhe të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, ceremonitë dhe veprimtaritë fetare (përveç familjarëve të ngushtë).

    Ata që nuk e respektojnë këtë vendim, mund të dënohen me gjobë prej 200 deri në 2 mijë euro.

    Gjoba shqiptohen edhe për ata që nuk e respektojnë masën e izolimit.

    Me Ligjin për Luftimin e Pandemisë, personi i cili del nga izolimi ose zona e karantinës e përcaktuar me vendim të organit kompetent, pa leje përkatëse dënohet me gjobë prej 150 euro.

    Me këtë ligj, mund të gjobiten edhe mërgimtarët që refuzojnë t’i nënshtrohen kontrollit të detyrueshëm mjekësor dhe izolimit apo karantinimit. Për këtë shkelje të tyre, ata mund të gjobiten me 500 euro.

    “Personi i cili hyn në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë legale dhe nuk deklaron vendin e origjinës prej nga vjen si dhe nuk vepron sipas udhëzimeve të organeve kompetente ose refuzon ti nënshtrohet masave të kontrollit të detyrueshëm mjekësor dhe izolimit apo karantinimit dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro”, thuhet në Nenin 27 të këtij ligji.

    Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, për mosrespektim të masave që nga fillimi i pandemisë e deri tash janë shqiptuar 71 mijë e 249 gjoba.

    Përgjegjëse për mbikqyrjen e zbatimit të masave dhe vendimeve të tjera, janë Policia e Kosovës dhe inspektoratet. Ky vendim i Qeverisë, do të vlerësohet pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe vlen deri në një vendim tjetër.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.