×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto janë arsyet që duhet të blini brokoli më shpesh

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Brokoli është një anëtar i familjes së lakrës dhe ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Ka shumë arsye për ta integruar atë në regjimin tuaj ushqimor, por katër më të rëndësishmet janë:

    Anti-inflamacion

    Sipas ‘All Women’s Talk’, brokoli ka veti anti-inflamatore. Ai përmban kaempferol, një flavonoid që kujdeset për përgjigjen inflamatore të trupit. Brokoli gjithashtu përmban sulforafan, një përbërje që parandalon problemet muskulore dhe skeletore si artritit. Brokoli gjithashtu ofron mbrojtje për personat me alergji dhe gjendje të tjera inflamatore. Kaempfroli është gjetur edhe në kushtërinjtë e bronkolit si lakra, gjithashtu edhe tek rrushi, luleshtrydhet dhe domatet.

    Përmirëson tretjen

    Brokoli gjithashtu ndihmon në ushqyerjen e shëndetshme pasi përmban fibra. Sipas ‘Allë Ëomen’s Talk’, ai përmban dy gram fibra për porcion dhe ka vetëm 30 kalori, që do të thotë se mund ta ndihmojë një person të ndihet i ngopur pas një vakti. Fibrat ndihmojnë trupin të largojë toksina dhe kimikatt e dëmshme duke vepruar si një ‘fshesë’ për to. Për këtë arsye brokoli ndihmon procesin e tretjes, duke parandaluar kapsllëkun dhe divertikulozën.

    Shëndeti kardiovaskular

    Zemra mund të përfitojë gjithashtu nga ngrënia e bronkolit. Sipas ‘The Journal of Agricultural and Food Chemistry’, kjo perime aktivizon prodhimin e një kimikati të quajtur thioredoxin, i cili ndihon parandalimin e dëmtimit të qelizave të zemrës. Kjo substancë është e dobishme në parandalimin e nekrozës së shpejtë të indeve për shkak të furnizimit të ulët me oksigjen. Gjithashtu brokoli përmban acid glutamik, një lloj aminoacidi që shoqërohet me reduktimin e presionit të lartë të gjakut.

    Anti-kancer

    Një tjetër veti e fuqishme e brokolit është aftësia për të luftuar kancerin. Sipas Fit Bugg, kjo perime është një burim i shkëlqyer i kimikateve të quajtura izithiocyanate, të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancave që shkaktojnë kancer. Studimet kanë treguar që brokoli mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, kancerit të fshikëzës, kancerit të prostatës, kancerit të vezoreve dhe të gjirit.

    Sipas American Journal of Clinical Nutrition, kjo perime ka shumë gjasa të parandalojë kancerin e zorrës së trashë, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K. Duhet të theksohet gjithashtu se brokoli duhet të gatuhet lehtë, për rreth tre deri në pesë minuta, në mënyrë që substancat e tij kancer-luftuese të mos shkatërrohen.

    Nga Rubrika
    Lifestyle20 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 20 mars 2025 nga Christine Haas Tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot dhe gjërat nuk do ju...
    Lifestyle19 Mars 2025
    Për të mbajtur atletet pa erë, është e rëndësishme të përdorim disa metoda praktike dhe të efektshme që ndihmojnë në ruajtjen e...
    Lifestyle15 Mars 2025
    Sa herë e ke gjetur veten duke menduar se nuk po bën mjaftueshëm për të arritur ëndrrat e tua? Mbase fajëson mënyrën...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Lajme20 Mars 2025
    Vendi u trondit kur para tetë muajsh, në qershor të vitit 2024, u arrestuan Bedri Shabani e Muharrem Qerimi si bashkëpunëtorë të...
    Lajme20 Mars 2025
    Një grua është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë, pasi  dyshohet se me forcë i ka grabitur nga qafa një gruaje tjetër...
    Lajme20 Mars 2025
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, duke deklaruar se qëndrimi i saj...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.