Në Kosovë, thuajse në çdo komunë ka raste me Coronavirus, megjithatë janë disa komuna ku nuk ka raste aktive me virus, shkruan Front Online.
Sipas informatave të publikuara nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në komunat si: Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Novobërd, Junik, Shtërpcë dhe Partesh, nuk ka asnjë rast me Covid.
Ndërsa Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive, me 387 të tilla.