Kryeqyteti i Austrisë sot përjetoi terror nga gjashtë sulme terroriste. Disa persona në mënyrë të orkestruar vranë disa persona dhe plagosën të tjerë.
Policia e Vjenës ka njoftuar se Vjena sonte është përballur me gjashtë sulme terroriste.
Më poshtë gjeni gjashtë lokacionet e sulmeve terroriste në Vjenë.
“Në ora 8:00pm, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Seitenstettengasse. Disa të dyshuar të armatosur me pushkë automatike në gjashtë lokacione të ndryshme. Një i vrarë dhe disa të plagosur. Një i dyshuar i vrarë nga forcat e rendit”, thuhet në reagim.