×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Këto janë 42 kontratat e negociuara nga Ministria e Infrastrukturës (dokument)

    FrontOnline
    18 Prill 2022

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, bashkë me deputeten Eliza Hoxha dhe anëtarin e Kryesisë, Bernard Nikaj, kanë denoncuar sot para gazetarëve dyshimet për aferat korruptive të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Këto afera zbulojnë keqpërdorim të mbi 9 milionë euro për 42 kontrata të negociuara nga Ministria e Infrastrukturës.

    Shefi i Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se se nga 22 marsi 2021, pra nga dita e parë e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti e deri me 7 prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve përmes procedurës së shpërblimit e marrëveshjeve nën tavolinë.

    “Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe bashkë hisedari i tij Hysen Durmishi, për një vit, kanë lidhur gjithsej 42 kontrata për punë shtesë, të cilat nuk janë zhvilluar përmes procedurave të rregullta të prokurimit. Në këtë sipërmarrje korruptive, ekipet tona të juristëve dhe ekonomistëve kanë evidentuar një numër të konsiderueshëm të shkeljeve, të cilat jo vetëm që shkelin dispozitat e ligjit, por përbëjnë aktivitet të hapur korruptiv dhe vepër të pastër penale, dhe të cilat do të duhej e do të duhet të trajtohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.”, tha ai.

    Tahiri tha se në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka pasur procese prokurimi, por tenderomani pa procedura tenderësh.

    “Shkeljet e evidentuara dhe abuzimi me paranë publike në këtë rast, përbëjnë vepër të pastër penale, dhe mbi këtë bazë, ne do të përgatisim kallzim penal për secilin akter të përfshirë.”, potencoi ai.

    Nga ana e saj, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka argumentuar shkeljet e Ligjit për Prokurimin Publik, të bëra nga Ministria e Infrastrukturës, ku 90 % e kontratave të lidhura e kanë tejkaluar vlerën e kontratës, duke i shkaktuar dëme buxhetit shtetëror prej 10% të vlerës së kontratave bazë.Ajo theksoi se shumica e këtyre kontratave janë nënshkruar nga zëvendësministri Hysen Durmishi, derisa legjislacioni në fuqi nuk e parasheh këtë.

    “Në kontratat e nënshkruara brenda kësaj periudhe njëveçare, Ministria e Infrastrukurës ka eliminuar konkurrencën e lirë dhe ka diskriminuar operatorët ekonomik. Shkelje tjetër ligjore në këto kontrata edhe e mos planifikimit i aktiviteteve të prokurimit, siç përcaktohet në nenit 8 të ligjit. Sepse, gjatë periudhës 22.03.2021 – 07.04.2022 procedura e negociuar pa publikim të kontratës është përdorur 42 herë, nënkupton që menaxhimi dhe planifikimi vjetor rreth procedurave të prokurimit ka qenë thjesht një dështim, ku shumica e këtyre kontratave janë punë shtesë apo 10 % të kontratave bazë. Vlera e kontratave gjatë përdorimit të kësaj procedure në periudhën një vjeçare arrin vleren rreth 9 milion euro”, tha deputetja Hoxha.Ndërsa anëtari i Kryesisë, Bernard Nikaj, tha se kjo është një super aferë e Qeverisë Kurti, në të cilën pushtetarët kanë ndarë nën tavolinë, rreth 9 milion euro nga taksat e qytetarëve.

    “E gjithë kjo ndërmarrësi korruptive, e bën shumë të qartë se nuk kemi të bëjmë me procese prokurimi. Kemi të bëjmë me fenomenin e pastër të tenderomanisë. Dhe për më keq, tenderomanisë pa procese e procedura tenderësh të hapur. Shkeljet e evidentuara dhe abuzimi me paranë publike në këtë rast, përbëjnë vepër të pastër penale, dhe mbi këtë bazë, ne do të përgatisim kallzim penal për secilin akter të përfshirë”, theksoi Nikaj.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se Lista Serbe, në masë të madhe, është...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terroriste po planifikojnë sulme të tjera në Kosovë gjatë festave të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin tha se Specialja nuk i dha leje të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.