Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA në një ceremoni që u mbaj sot (e martë) në Doha të Katarit.
Vinicius për ta fituar këtë çmim u desh që ta mposhtë konkurrencën e ashpër nga Rodri dhe bashkëlojtari i tij Jude Bellingham.
Pasi mori këtë çmim, tashmë janë zbuluar edhe votat të cilat janë dhuruar nga përzgjedhësit e kombëtareve dhe kapitenët si dhe gazetarët.
Nga Kosova të drejtë vote kishin përzgjedhësi Franco Foda dhe kapiteni i kombëtares Amir Rrahmani, si dhe redaktori i sportit në T7, Valon Konushevci.