Diva e muzikës Beyonce mbushi 39 vjeç shtatorin e kaluar, dhe shumë pajtohen se ajo duket më mirë se kurrë. Dhe pasi ajo është shumë private rreth jetës së saj në përgjithësi, ndoshta nuk do ta dimë kurrë të vërtetën në lidhje me prapanicën e Beyonce-s së famshme, e cila është bërë objekt polemikash në mediat sociale për javë të tëra, që nuk është më natyrale.
Shumica e konsiderojnë këngëtaren si njërën nga gratë më të bukura në botë, dhe historitë rreth operacioneve kozmetike nuk janë shoqëruar kurrë me të.
Mirëpo, pas fotove më të fundit në të cilat Mbretëresha B reklamon koleksionin e saj të ri Ivy Park në edicione shumë nudo, fansat filluan të supozojnë se ajo ka bërë diçka me prapanicën e saj, sepse nuk ka një formë natyrale.
Ndërsa është e qartë se si Beyonce fitoi forma më të plota të trupit e në fillimet e saj muzikore, disa nuk besojnë se e gjitha është nga “Nëna Natyrë”.
Ne kemi krahasuar fotot e saj nga e kaluara dhe ato më të reja, dhe do t’ua lëmë juve të vendosni se cila palë ka të drejtë./FrontOnline/