×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto ditë Gjykata Kushtetuese ka mundësi ta rrëzojë qeverinë Hoti

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Gazeta Express nga burimet mëson se vota e një deputeti minoritar për qeverinë Hoti, për shkak që ai ishte i dënuar, ka mundësi që të kthehet në mallkim për këtë qeveri. Gjasat janë reale që Gjykata Kushtetuese ta kthej në pikën zero zgjedhjen e qeverisë Hoti

    Gjykata Kushtetuese së shpejti pritet ta publikojë aktvendimin lidhur me rastin e votimit të Qeverisë Hoti. Sipas burimeve  vendimi i Kushtetueses i jep të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje dhe e rrëzon Qeverinë e Avdullah Hotit.

    Bëhet fjalë për ankesën e LVV’së lidhje me votën e deputetit Etem Arifi, që votoi pro formimit të Qeverisë Hoti, edhe pse ishte i dënuar nga gjykata. Përfaqësuesi i ashkalinjve ishte vota e 61-të, me të cilën Hotit iu mundësua të bëhet kryeministër.

    Gjyqtar raportues i rastit ka qenë Bekim Sejdiu, i cili, ani pse ne atë pozite ka ardhur me propozimin e LDK’së, gjatë qëndrimit në Gjyjkata Kushtetuese është shndërruar në një gjyqtar të afërt me LVV’në.

    LVV’ja ka dorëzuar në qershor të këtij viti kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese rreth “antikushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit” të deputetit Etem Arifi në seancën për votimin e qeverisë Hoti.

    “Me provat që dëshmojnë qartazi se z. Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit, sot, disa deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të z. Arifi, i cili e bën të pavlefshëm dhe jokushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Edhe pas këtij dënimi, ai kishte marrë pjesë në seancën e 3 qershorit, kur vendi u bë me Qeveri të re.

    Para njw muaji ai wshtw dorwzuar vetw nw Polici pwr ta vuajtur dënimin.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot do të mbajë një tubim në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot viziton Augsburgun e Gjermanisë. Para diasporës, ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë. Tubimi...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Vip16 Nëntor 2024
    Gjesti si duket nuk është fare në disponim. Ai është duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndejës. Më poshtë mund ta...
    Vip16 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër është zhvilluar në mes Xhenetës, Anës, Dianës dhe Gesa. Diana tha se Xheneta po promovon dhunë. Reagimin e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.