Këtë të premte duke filluar nga ora 21:00, pas më shumë se 100 ditëve, do të zhvillohet finalja e edicionit të parë të BBVK-së, derisa gara po vazhdon të bëhet seç herë më e zjarrtë.
Vedati, Xhuli, Stresi, Mbresa dhe Artani janë të pestë konkurrentët që synojnë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Por, cili prej tyre do të triumfoj? Këtë e zbulojmë bashkë këtë të premte, derisa e tëra varet nga ju dhe SMS që ju i dërgoni.
Prandaj, vazhdoni të votoni sepse ka mbetur shumë pak kohë deri në zbulimin e emrit të fituesit apo fitueses së edicionit të parë të këtij projekti gjigant të televizionit, i cili në Kosovë u realizua për herë të parë.