×
  • Lajme
  • Lajme

    “Këta palaço, të pafytyrë”: Florin Krasniqi thotë se VV-ja tentoi t’ia mbyllte hidrocentralin

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Sa herë del në media, Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, bën deklarata të forta kundër ish-partisë së tij, të cilën edhe e kishte financuar për një kohë. Biznesmeni shqiptaro-amerikan, i njohur si “Pullazxhiu i UÇK-së” për shkak të financimit të UÇK-së, dje rrëfeu për një histori goxha simptomatike. Çfarë tha Krasniqi?

    Gjatë emisionit “Pressing” të T7, Krasniqi foli për tendencën kontrolluese të VV-së dhe luftës së saj për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. Madje, Krasniqi pretendoi se gjatë pushtetit të VV-së, ish-partisë për të cilën edhe ishte rrahur me PDK-në, është tentuar t’i mbyllet një hidrocentral.

    Krasniqi ka pasur cilësime të ashpra ndaj VV-së, duke i quajtur “palaço” e të “pafytyrë”. Tutje, Krasniqi ka treguar se inspektorët ishin te hidrocentrali.

    “Unë e kam rreziku jetën tem me i mbrojtë këta palaço. A e di çfarë kanë bërë Baton? Kanë ardhur, kanë marrë vendim me ma ndal hidrocentralin, që është ndërtu të ’32…E mbaj hapur me vendim gjyqi, sepse i kanë çu inspektorët me ma mshel, e keqja nuk ka kufi. Unë jam kap, jemi rreh me PDK-në, nuk ma kanë mshel hidrocentralin, as biznesin. Jena rreh, jena sha, jena fy, nuk më kanë ataku personalisht. Këta palaço, këta të pafytyrë kanë ardhur me ma mshel hidrocentralin që është maru në vitin 1932, me ma mshel pa leje.” – tha mbrëmë Krasniqi, ish-deputeti i zëshëm i VV-së, transmeton Nacionale.

    Krasniqi tregoi se hidrocentrali tash punon për shkak të një vendimi gjyqësor.

    “Jam shku shku në gjyq, kam marr letër prej gjykatësit mos me ardh ma te unë. Kurrë nuk e kisha thanë këtë, sepse është çështje personale, pak e ulët. Por këta nuk kanë kufi për me mbajtë pushtetin, kurgjo në botë nuk lajnë pa bo për me mbajtë pushtetin” – tha Krasniqi, transmeton Nacionale.

    Në këtë emision, Krasniqi foli edhe për mundësinë që VV-ja të ketë krijuar një strukturë paralele brenda Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Krasniqi ka vlerësuar se nëse një gjë e tillë ka ndodhur, atëherë “rreziku kombëtar është më i madh se që ne mundemi me paramendu”.

    “Nëse Vetëvendosja ka arritur me ndërtu strukturë paralele brenda AKI-së, rreziku kombëtar është më i madh se na mundemi me paramendu. Nuk guxon me ndodh, për atë është me ligj që kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së të jetë nga opozita” – ka deklaruar Krasniqi.

    Tutje, Krasniqi ka folur edhe për temën e vendosjen së GPS-it në veturën e gazetari dhe analistit, Vehbi Kajtazi. Sipas Krasniqit, nëse kjo pajisje gjurmuese është vendosur pa lejen e gjyqtarit, “atëherë është akt kriminal”.

    “Nëse është vendosur pajisja pa lejen e gjyqtarit atëherë është akt kriminal, njerëzit që e kanë vendosur duhet me u arrestu. Nëse është me leje të gjyqtarit atëherë gjyqtari duhet me dëshmu që Vehbiu ka përbër rrezik kombëtar. Unë nuk mendoj që Vehbiu e kërcënon Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po vazhdon t’ia numëroj dështimet në realizimin e premtive që dha dikur kryeministrit, Albin...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në një fshat të Leposaviqit, pasi që me vete kishte një pushkë gjuetie me municion. Ndërsa gjatë kontrollit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka drejtuar kritika ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke thënëse Kosova po kushtëzohet më shumë se...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Erleta Hoti, ish-produecente në RTK dhe vazja e Ukshin Hotit, hero e filozof i zhdukur nga Serbia, ka shkruar një status, në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputeti i VV-së, njëherit anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur pas publikimit të Rraportit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, thotë se Qeveria Kurti po bën filma. Madje, Lekaj ka paralajmëruar edhe skandale...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për qasjen e saj diplomatike, veçanërisht për mungesën e...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti dje ka mbajtur një fjalim para studentëve shqiptar në Universitetin S.T Gallen në Zvicër. Kurti ka falënderuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.