×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë tre “veteranët e rrejshëm” nga Gjilani që dëmtuan buxhetin rreth 27 mijë euro (Emrat)

    FrontOnline
    01 Nëntor 2020
    Florim Aliu, Rafet Rexhepi e Afrim Aliu janë tre prej gjashtë veteranëve për cilët Prokuroria Themelore në Gjilan ngrit aktakuzë, të shtunën e 31 tetorit.

    Në vlerën prej 26 mijë e 520 euro është dëmtuar buxheti i Kosovës vetëm nga këta tre veteranë nga rajoni i Gjilanit.

    Florim Aliu, Rafet Rexhepi e Afrim Aliu kanë dëmtuar secili buxhetin e Kosovës në shumë prej 8 mijë 840 euro.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë aktakuzën e Florim Aliut, Rafet Rexhepit e Afrim Aliut, të cilët prokuroria i ka ngarkuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

    Të pandehurit kanë vënë në lajthitje Komisionin qeveritar të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në atë mënyrë që i kanë plotësuar me të dhëna të pavërteta aplikacionet e dedikuara për pjesëmarrësit aktiv në UÇK.

    Të njëjtit kanë pretenduar që kinse kanë qenë të angazhuar në aktivitete ushtarake të logjistikës, ku këto aplikacione i kanë dorëzuar në Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Gjilan, me ç’rast të pandehurve iu është njohur statusi i veteranëve të luftës dhe e drejta në pension mujor prej 170 Euro.

    Në aktakuzën që posedon Gazeta Insajderi, potencohet se të akuzuarit Florim Aliu e Afrim Aliu, kanë deklaruar rrejshëm se për dy muaj radhazi, nga 14 prilli e deri më 15 qershor të vitit 1999 kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Me këtë veprim, ata kanë fituar statusin e veteranit të UÇK-së, e ku për 5 vjet radhazi ka arritur të marrë nga shteti nga 170 euro në muaj.

    Florim Aliu e Afrim Aliu sipas aktakuzës së siguruar nga Insajderi thuhet se “Nga data 17.111.2015 e deri më sot pa ndërprerë në Gjilan e ka vu në lajthim ogranin zyrtar kompetent – Komisionin qeveritar të Republikës së Kosovës, për të vërtetuar një çështje të pa vërtetë si provë të një çështje ligjore në një dokument publik, dhe tani në vazhdimësi po e mbanë në lajthim edhe Ministrinë e Mirëqenies sociale në Prishtinë. I pandehuri, me të dhënat e pa vërteta që ka plotësuar ka deklaruar se kinse nga data 14.04.1999 e deri më 15.06.1999 ka qenë ushtar aktiv në Zonën Operative të Karadakut”, thuhet në aktakuzë.

    “Të pandehurit i kanë dorëzuar në Shoqatën e veteranëve të luftës në Gjilan aplikacionin e tij dhe nga aty aplikacioni është dorëzuar në Komisionin Qeveritar në Prishtinë, duke e vu të njëjtin në lajthim , ashtu që nga data 01.10.2015 të pandehurit i është njohur statusi i veteranit të luftës dhe i është njohur e drejta për të marrë pensionin në vlerë prej 170 euro të përcaktuar për veteranët e luftës, ndërsa më vonë gjatë hetimit preliminare të aplikacioneve të dyshimta, është vërtetuar se i njëjti është shërbyer me dëshmi të rrejshme”, thuhet tutje në aktakuzën e siguruar nga Insajderi.

    Siç theksohet në aktakuzë Florim Aliu e Afrim Aliu kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 8,840 euro veç e veç.

    Aktakuza ndaj e plotë Florim Aliut:

    Aktakuza e plotë ndaj Afrim Aliut:

    Si dëshmitarë në rastin e Florim e Afrim Aliut është paraqitur Fahredin Beqiri, i cili ka qenë pjesë e UÇK-së nga viti 1998 fillimisht si ushtar e pastaj si komandat i njësisë ushtarake në fshatin Verbicë e Zhegovcit, prej nga janë edhe dy të pandehurit.

    Dëshmitari, Fahredin Beqiri me bindje të plotë ka thënë se “I ka njohur të gjithë ushtarët , të cilët i ka pasur nën-udhëheqje dhe përgjegjësinë e tij, ndërsa tregon se Afrim Aliu dhe Florim Aliun, i njeh mirë sepse janë vendas të tij, por tregon që të dy nuk i njeh si ushtarë të UÇK-së dhe aplikacionet e tyre është dashur të nënshkruhen në zingjirin komandues ashtu si janë përcaktuar rubrikat në aplikacionin e tyre të dorëzuar”, thuhet më tej në aktakuzë.

    Në anën tjetër, i pandehuri Rafet Rexhepi në aplikacionin e mbushur me të dhënat të rrejshme ka deklaruar se për 4 muaj ka qenë ushtar aktiv në UÇK, i angazhuar në aktivitete ushtarake të logjistikës.

    “Nga data 04.12.2015 e deri më sot pa ndërprerë në Gjilan e ka vu në lajthim ogranin zyrtar kompetent – Komisionin qeveritar të Republikës së Kosovës, për të vërtetuar një çështje të pa vërtetë si provë të një çështje ligjore në një dokument publik, dhe tani në vazhdimësi po e mbanë në lajthim edhe Ministrinë e Mirëqenies sociale në Prishtinë. I pandehuri, me të dhënat e pa vërteta që ka plotësuar aplikacionin ka deklaruar se kinse nga data 13.02.1999 e deri më 20.06.1999 ka qenë ushtar aktiv në UÇK, i angazhuar në aktivitete ushtarake të logjistikës dhe si dëshmi në aplikacion ka evidentuar personat përgjegjës së tij”, thuhet në aktakuzë.

    Rexhepit nga tetori i vitit 2015 i është njohur statusi i veteranit dhe gjerë më sot ai ka fituar në mënyrë të rrejshme nga 170 nga shteti i varfër i Kosovës.

    “I pandehuri i ka dorëzuar në Shoqatën e veteranëve të luftës në Gjilan aplikacionin e tij dhe nga aty aplikacioni është dorëzuar në Komisionin Qeveritar në Prishtinë, duke e vu të njëjtin në lajthim , ashtu që nga data 01.10.2015 të pandehurit i është njohur statusi i veteranit të luftës dhe i është njohur e drejta për të marrë pensionin në vlerë prej 170 euro të përcaktuar për veteranët e luftës, ndërsa më vonë gjatë hetimit preliminare të aplikacioneve të dyshimta, është vërtetuar se I njëjti është shërbyer me dëshmi të rrejshme ”, vijon aktakuza.

    Aktakuza e plotë ndaj Rafet Rexhepit:

    Përveç Florim Aliut, Rafet Rexhepit e Afrim Aliut prokuoria ka njoftuar edhe për aktakuzat ndaj të pandehuri I.R., i cili ka dëmtuar buxhetin e shtetit në shumë prej 5,610€ , i pandehuri A.H., në shumë prej 7,140€ dhe i pandehuri F.D., në shumë prej 5.540€.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Administrata për pensione në Republikën e Kosovës dhe Ministria e Punëve dhe Mirëqenies Sociale, që të pandehurit të hiqen nga lista për pensionistëve për veteran të luftës. Rrjedhimisht të ju ndërprehet pensioni mujor prej 170 euro, duke kërkuar që të njëjtit të obligohen që dëmin e shkaktuar të e kompensojnë në llogari të Buxhetit të Kosovës, dhe atë nga data 01.10.2015.

    Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

    Rasti “Veteranët”, ku paraqet personat që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare kishte nisur të hetohej nga ish-prokurori Elez Blakaj, i cili si pasojë e presionit dhe kërcënimeve që thoshte se i ka marrë nga veteranët e rrejshëm, ishte detyruar të jap dorëheqje dhe të largohej nga vendi.

    Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

    Kësaj liste të personave zyrtarë që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, i prinë: Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza, është njeriu i duhur...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”...
    Vip14 Nëntor 2024
    Banorët po qëndronin në dhomën e gjumit teksa Arioni pati një pyetje për Sarën. Ai e pyeti atë specifikisht se çfarë mendimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.