Lojërat Olpimpike po afrohen derisa Kosova po bëhet gati si kurrë më parë të prezantohet në evenimentin më të madh të sportit në Botë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka të siguruara gjashtë norma olimpike dhe në “Tokyo 2020” pret një përfaqësim të denjë.
Pesë norma janë nga sporti i xhudos dhe një nga mundja.
Xhudistët të prirë nga kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (-52 kg), pastaj Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, me pikët e fituara, kanë të siguruara normat dhe vetëm pritet konfirmimi zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
Normën e ka edhe mundësi Egzon Shala, kategoria deri në 125 kilogramë.