×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Këta janë sektorët ku pastrohen paratë në Ballkan, 2 miliardë € korrupsioni në prokurim publik

    FrontOnline
    14 Maj 2021

    Rreth 7 miliardë € shpenzohen brenda vitit në aktivitete të prokurimit publik në vendet e Ballkanit Perëndimor, prej të cilave rreth 2 miliardë euro “avullohen” për shkak të korrupsionit.

    Kështu thuhet në raportin e fundit të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar që është botuar ditë më parë me titull: Analiza e flukseve të njerëzve, drogës dhe parave në Ballkanin Perëndimor.

    Sipas këtij raporti, të ardhurat nga korrupsioni tentohet të pastrohen në ekonominë legale.

    “Pastrimi i parave në shuma më të vogla të të ardhurave të paligjshme shpesh nis me bizneset që përdorin para të gatshme si: Baret dhe restoranet, pikat e karburanteve dhe kompanitë e taksive.

    Këto të fundit janë një mjet i popullarizuar për pastrim të parave në Ballkanin Perëndimor”, bëhet e ditur në këtë raport transmeton Front Online.

    Sa i përket mundësisë së pastrimit të parave nga kompanitë e taksive, sipas raportit, kjo ndodhë pasi që është e pamundur të matet me saktësi nga autoritetet numri i udhëtarëve që transportohet në baza mujore dhe vjetore.

    “Kompanitë e taksive mund të deklarojnë se që kanë transportuar më shumë pasagjerë se sa që bëjnë realisht, për të cilën gjë paguajnë edhe taksa dhe në këtë mënyrë me lehtësi pastrojnë para”, potencohet në raport.

    Këtu përmenden edhe statistika të numrit të madh të bizneseve të regjistruara në Kosovë që kryejnë shërbime të autotaksive, ku nga 160 mijë biznese sa janë gjithsej të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, më shumë se 11 mijë biznese kryejnë shërbime të autotaksive në vend.

    Përderisa shumë kompani të tilla kanë në shfrytëzim markat më të reja të veturave për transport të pasagjerëve.

    Përpos sektorëve të lartëpërmendur, pastrimi i parave bëhet edhe në ndërtim dhe patundshmëri, në të cilin sektor kanë qarkulluar miliarda euro, ku janë involvuar edhe familjarë të elitës politike në Kosovë./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime26 Mars 2025
    Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me tender prej hiç më  pakë se 2,5 milionë euro kompaninë Meditech,...
    Hulumtime13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.