×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë prokurorët e Gjykatës Speciale që po ndjekin ish-krerët e UÇK’së

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka publikuar emrat e prokurorëve, në faqen e tyre figuron vetëm emri i kryeprokurorit.

    Jac Smith, është kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Të dhënat dhe fotografia e tij janë publikuar edhe në faqen e internetit të Dhomave të Specializuar.

    Madje nënshkrimin e tij e mban edhe aktakuza ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veslei, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

    Ndërkohë, Jack Smith nuk është i vetmi prokuror që punon në këtë zyrë në Hagë.

    Por, të dhëna për të tjerët nuk ka.

    Në faqen e interneti të Zyrës së Prokurorit, nuk ka asnjë të dhënë se kush janë prokurorët tjerë që po ndjekin penalisht ish pjesëtarët e UCK-së.

    Madje nuk është i ditur as numri i prokurorëve që punojnë në këtë zyrë.

    T7 ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të jap përgjigje se kush janë prokurorët që punojnë në këtë organ.

    Por, të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

    Madje nuk e kanë bërë të qartë as faktin pse emrat e tyre nuk janë publikuar në ëebfaqe.

    Pavarësishtë kësaj, disa nga emrat e prokurorëve janë mësuar tek kur filluan paraqitjet e të akuzuarve, para Gjykatës Speciale.

    Pos kryeprokurorit Jack Smith, në seancën fillestare kundër Hashim Thaci mori pjesë edhe zëvendës prokurori, Aleksa Ëajting.

    Ndërkohë, prokurorë të tjerë janë edhe David Harbek dhe Alen Tiger.

    Po në këtë zyrë në cilësinë e prokurorit punon edhe ish prokurorja e EULEX-it, Valeria Boliciq.

    Ajo paraqiti pretendimet e prokurorisë kundër Nasim Haradinajt.

    Por, të dhëna për biografinë e këtyre prokurorëve nuk mund të gjesh në faqen zyrtare të ZPS.

    Në një broshurë të publikuar në këtë faqe, flitet për personalen e Zyrës së Prokurorit, po pa dhënë detaje.

    Për dallim nga Zyra e Prokurorit, Dhomat e Specializuar kanë bërë publik emrat dhe biografinë e shkurtër të të gjithë gjyqtarëve që do të gjykojnë ish pjesëtarët e UCK-së.

    Ndërkohë, edhe në sistemin prokurorial të Kosovë emrat e prokurorëve janë publik.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.