Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.
Mësohet se deri tani janë arrestuar 12 persona.
Personat që janë arrestuar deri tash gjatë këtij aksioni janë:
Hasan Maxharraj
Kushtrim Zogaj
Agim Nuha
Sadat Shkodra
Luan Statovci
Driton Alaj
Berat Nika
Pajtim Krasniqi
Shpejtim Krasniqi
Adushe Ukshini
Kastriote Bajrami-Sejdiu
Sipas informacioneve ka dyshime për manipulime me dokumentacionin kadastral që lidhet me veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “falsifikim i dokumenteve”, raporton Sinjali.