Pas gjashtë muajve pritje, në Gjykatën Kushtetuese ka illuar seanca dëgjimore ku do të diskutohet në një seancë publike për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi kur Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër.
Sot pritet që GJK-ja në një seancë publike të dëgjojë opinionet e palëve, derisa në fund do të publikohet edhe verdikti lidhur me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi. Një vendim pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.
Nga Komisioni Qendror e Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka, Astrit Hoti do ta përfaqësoj Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje në këtë seancë përfaqësohet nga deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i partisë Blerim Sallahu. Qeveria nga juristi Besnik Berisha ndërkaq, zyra e kryeparlamentares nga këshilltar ligjor i Vjosa Osmanit, Artan Murati.
Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe anëtari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj.