Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalë partia e katër me 58.743 vota.
Ndërsa kandidati më i votuar në këto zgjedhje, është vetë lideri i partisë, Ramush Haradinaj.
Gazeta inFokus ka mësuar se kandidatët më të votuar që mund të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës, janë Ramush Haradinaj, Daut Hardinaj, Bekë Berisha, Pal Lekaj, Besnik Tahiri, Shemsedin Dreshaj, Time Kadrijaj, Albena Reshitaj dhe Albana Bytyçi.
Por nëse dikush nga kjo listë nuk mund të bëhet pjesë e Kuvendit për arsye të ndryshme, zëvendësoht nga këta kandidatë: Lahi Brahimaj, Arbër Tolaj, Gazmend Syla dhe Shkumbin Demalijaj.