×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë gjyqtarët e Apelit që do vendosin për lirimin ose jo të krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Gjykatësi i procedurës paraprake para pak ditësh refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

    Sidoqoftë, avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kërkesën e tyre e kanë dërguar në dhomat e posaçme të Apelit që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net.

    Kësisoj, gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar panelin e Apelit të përbërë nga tre gjyqtarë, Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.

    Por kush janë gjyqtarët e Apelit që do të merren me çështjen e Apelit të ish-krerëve të UÇK-së?

    Kai Ambos nga Gjermania ka qenë kreu i katedrës për të drejtën penale ndërkombëtare dhe profesor i të drejtës penale, procedurës penale, të drejtës krahasuese dhe të drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Gëtingenit (Göttingen) në Gjermani që nga maji 2003.

    Më 2013, ai u emërua drejtor i Qendrës Studimore për Të drejtën dhe Procedurën Penale të Amerikës Latine (CEDPAL) në Universitetin e Gëtingenit. Gjithashtu ai ka punuar si avokat i mbrojtjes dhe konsulent  në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

    Që nga marsi 2006, gjykatësi Ambos ka punuar si gjykatës i përkohshëm në Gjykatën Provinciale të Saksonisë së Poshtme në Gëtingen prej së cilës u delegua në Gjykatën e Apelit të Braunshvajgut (Braunschëeig) për vitin 2015.

    Gjykatësi Ambos ka kryer studimet për jurisprudencë dhe shkenca politike në universitetin  e Frajburgut në Brajzgau (Freiburg im Breisgau) në Gjermani, dhe në atë të Oksfordit (Britani e Madhe), e Mynihut (Gjermani).

    Më 1990 kaloi provimin e parë shtetëror dhe më 1994 provimin e dytë shtetëror që i mundësoi ushtrimin e profesionit të avokatit. Më 1992, gjykatësi Ambos u doktorua dhe më 2001 fitoi aftësimin profesional si ligjërues universitar (të dyja nga Universiteti i Mynihut). Ai ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, të drejtës krahasuese dhe të drejtës penale ndërkombëtare.

    Nina H. B. Jorgensen nga Norvegjia është profesore e të drejtës publike ndërkombëtare në Universitetin e Southamptonit që nga viti 2019 dhe punon si zëvendësdekane e Fakultetit Juridik (hulumtim).

    Para kësaj ajo ka qenë profesore e të drejtës (2014-2018) dhe ndihmësprofesore e të drejtës (2010-2014) në Universitetin Kinez të Hong Kongut. Nga viti 2001 deri 2010, ajo ka punuar në detyra të ndryshme në Gjykatën Speciale për Sierra Leonen, ndër të cilat edhe si juriste e lartë për apelet dhe këshilltare e lartë juridike për Zyrën e Prokurorit, si dhe në Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatën e Kamboxhias, dhe në Tribunalët Penalë Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën.

    Ajo gjithashtu ka punuar për Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut në Varshavë si këshilltare juridike për Tolerancë dhe Mosdiskriminim. Ajo gjithashtu ka këshilluar OKB-në dhe organizatat joqeveritare për çështje të lidhura me të drejtën penale ndërkombëtare. Gjykatëse Jorgensen ka gradën doktor i shkencave prej Universitetit të Oksfordit dhe është diplomuar në Universitetin e Bristolit (MB). Ajo është pranuar në Shoqatën e Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (Gray’s Inn) në vitin 1999 dhe e ka licencën si avokat. Ajo ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare dhe të drejtës procedurale procedurave.

    Michel Picard nga Franca është gjykatëse e Gjykatës së Apelit në Paris që prej qershorit 2013. Nga 2008 deri më 2013, ajo ishte gjykatëse në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

    Nga 2007 deri më 2008, u emërua anëtare e Panelit Këshillues për Të drejtat e Njeriut në Kosovë dhe gjatë periudhës 1996-2003 ajo kryesoi Dhomën për Të drejtat e Njeriut në Bosnjë-Hercegovinë.

    Më 2005, ajo u emërua eksperte e pavarur për Gjendjen e Të drejtave të Njeriut në Uzbekistan.

    Ajo gjithashtu punoi për Këshillin e Evropës si eksperte për projekte të përafrimit të legjislacionit vendor me atë evropian për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë.

    Gjykatësja Pikar është e diplomuar si juriste nga Universiteti i Parisit. Më 1992, ajo kreu shkollën për gjykatës në Bordo (Bordeaux).

    Ndryshe, konferenca e tretë statutore mbi ecurinë e çështjes në rastin e Thaçit, Veselit e të tjerëve do të mbahet të martën e javës së ardhshme.

    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekjen e një burri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.