Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në Gjilan më 7 korrik.
Klankosova.tv, nga burime brenda institucioneve të sigurisë, ka mësuar se të dyshuarit e arrestuar janë Valmir Salihu, i njohur me nofkën “Tita” dhe Florian Mitev.
Ata dyshohen për vrasjen e Sokol Osmanit në Gjilan më 7 korrik.
Dyshja, sipas Policisë, janë dorëzuar te organet e rendit.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.