Eugen Cakolli nga KDI ka zbuluar emrat e deputetëve të rinj që do të fitojnë mandat në Kuvend duke zëvendësuar anëtarët e kabinetit Qeveritar.
Cakolli në Facebook ka shkruar se me votimin e djeshëm të Qeverisë ‘Kurti 2’, janë plot 12 anëtarë të kabinetit ekzekutiv që tashmë kanë humbur mandatin e deputetit.
“Për zëvendësimin e tyre, Kryetari i Kuvendit do t’i bëjë praktikisht kërkesë vetes si U.D. i Presidentit, që të mbushë ulëset e mbetura të zbrazëta. Pastaj, në cilësinë e U.D. të Presidentit, Glauk Konjufca do të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë emrat e kandidatëve në radhë me numrin më të madh të votave. KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë – të cilët duhet që në seancën e radhës të Kuvendit të japin betimin e tyre”, ka thënë i njejti.
Cakolli ka shkruar edhe emrat e ministrave dhe deputetëve që do të zëvendësohen në Kuvend.
Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë ‘Kurti 2’ janë:
Donika Gërvalla-Schwarz – Shqipe Isufi
Arben Vitia – Enver Haliti
Hekuran Murati – Mirsad Shkreta
Faton Peci – Gramos Agusholli
Liburn Aliu – Alban Bajrami
Arbërije Nagavci – Yllza Hoti
Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj
Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi
Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi
Fikrim Damka – Enis Kervan
Elbert Krasniqi – Fridon Lala
Emilija Redžepi – Samra Ilijazi