Rolls-Royce do të bëhet një nga prodhuesit e parë të makinave luksoze me një histori të pasur që do të lançojë një model plotësisht elektrik, modelin e së ardhmes Spectre.
Spectre pritet në gjysmën e dytë të këtij viti dhe Rolls-Royce po punon me shpejtësi në një zëvendësim për modelin Wraith pa emetim karboni.
Modeli është vërejtur disa herë gjatë testimit kur ishte i mbrojtur nga kamuflazhi, me përjashtim të vetëm disa pjesëve të makinës.
Në bazë të fotove të spiunazhit, revista ‘Kolesa’ ka bërë interpretime që sugjerojnë pamjen e modelit Spectre nga të gjitha këndvështrimet dhe mund të thuhet se duket si një version më modern i modelit Wraith.
Sidoqoftë, Rolls-Royce definitivisht nuk e dëshiron një lidhje të tillë sepse Spectre bazohet në platformën Architecture of Luxury që ndan me Ghost dhe Phantom, ndryshe nga Wraith, i cili përdor platformën BMW.
Dizajni përfundimtar i Spectre është i vështirë për t’u kuptuar, por me siguri do të ketë fenerë të ndarë. Ndërsa nuk do të përdorë platformën e BMW-së, ka zëra se do të marrë përsipër motorët elektrikë nga SUV-i i BMW me performancë të lartë iX M60, i cili jep rreth 600 kuaj fuqi.
Nëse numrat mbeten të njëjtë, atëherë Spectre duhet të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në 4 sekonda dhe kështu të bëhet një nga modelet më të shpejta të Rolls./FrontOnline/