×
  • Auto
  • Auto

    Kështu mund të duket një Lancia Anthea luksoze

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Emri i ri i korporatës i krijuar nga bashkimi i grupeve FCA dhe PSA, Stellantis, dëshiron të rifillojë Lancia dhe pastaj ta ripozicionojë atë si një segment më luksoz të gamës së saj, menjëherë pas Maseratit. Mësojmë se plani duhet të zbatohet nga CEO i Lancia, Luca Napolitano, me kuptimin se në një farë mase ai tashmë ka filluar me prezantimin e modelit Ypsilon të rinovuar më herët këtë vit. Modeli tjetër, i cili do ta shtyjë kompaninë italiane në krye të ofertës së Stellantis, pritet të jetë Lancia Anthea, por tani për tani ka vetëm skica dhe thashetheme. Gjegjësisht, dizenjatori Alessandro Capriotti, i cili gjithashtu punoi në skicat e Giulia Coupe, krijoi një pasqyrë interesante që, edhe pse vetëm dixhitalisht, tregon se si duhet të duket vetura.

    Është një limuzinë elegante dhe sensuale e frymëzuar nga Fulvia dhe Delta, e cila “i përshtatet botës luksoze”. Linjat atletike dhe dinamike të trupit të dizajnit të Capriottit, mbartin një nuancë të pamjes futuristike, por ka edhe referenca të njohura stilistike për të kaluarën e kompanisë italiane, për modelet portreti të tilla si Fulvia dhe gjenerata e fundit e Delta. Pjesa e përparme është e dominuar nga shirita vertikalë kromi të përshtatur në një maskë në formë diamanti, dhe linja e saj ndiqet nga dritat LED moderne dhe të mprehta. Përveç linjave atletike të trupit, pamja sportive arrihet edhe falë parakolpit të përparmë me detaje të tilla si vrima anësore të ajrit, në të cilat vazhdon profili horizontal i kromit. Si pjesë e Stellantis, Lancia tani ka shumë më tepër platforma në dispozicion për të ndërtuar gamën e saj.

    Pas dekadave të lënies mënjanë, mund të thuhet se Lancia më në fund ka filluar të marrë vëmendjen e duhur. Drejtori i markës italiane njoftoi një riorganizim me efekt të menjëhershëm. Sidoqoftë, duke pasur parasysh nivelin e pasigurisë aktuale në treg, veçanërisht në segmentin Premium, nuk është e mundur të thuhet me siguri se si do të zhvillohen gjërat. Tani për tani, ne vetëm mund të shpresojmë që Stellantis të mos harrojë se emri Lancia ka ekzistuar dhe atë që përfaqëson. Sigurisht që duket se një epokë e re është përpara Lancia-s dhe ne shpresojmë për një kthim të shkëlqyeshëm në skenë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka bërë një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin- duke u bërë lideri...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Një person ka...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja, e ka bërë Turqinë forcë të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Forumi për Transparencë do të organizojë sot konferencën përmbyllëse “Transparenca parlamentare: Arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen”. Kjo konferencë do...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Shkodra Elektronike është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës. Shqipëria këtë herë do të përfaqësohet në Eurovision me...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Gjesti me shaka është munduar që ta shpjegojë goditjen me vezë të Drenushës. “Kuku çfarë shuplake, dy centimetra më ka shku koka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.