Nën udhëheqjen e Stellantis, paralajmërohet një epokë e re për Alfa Romeo në një nivel global. Me këtë rast, dizajnerët frymëzohen nga disa modele klasike kultesh dhe mishërimet e tyre në ditët e sotme, dhe një nga paraqitjet interesante është kjo Alfa Romeo Montreal moderne.
Arsyeja: përveç modelit ultra të shtrenjtë 8C, i cili u prodhua për pak kohë, Alfa nuk ka prezantuar një model të vërtetë Coupe GT si Montreal legjendar për vite me radhë, kështu që grafikisti Marco Pietro Maltese vendosi të tregojë një makinë të tillë me një pamje moderne të Montrealit. Me emrin Montreal Hommage, makina frymëzohet nga origjinali i viteve 1970, me të cilin ndan emrin e saj. Maltese thotë se interpretimi i ri është konceptuar gjithashtu si një Coupe GT me performancë të lartë si një nxitje për t’i kujtuar publikut ditët më të mira të Alfa Romeo.
Linjat e Montrealit origjinal përshtaten çuditërisht mirë në modelin modern: nga prerjet karakteristike në dritat e para, shinat e pasme të çatisë, vrimat e ftohjes, deri pjesa e pasme e prerë. Interesante, projektuesi shtoi elemente si grilë dhe rrota të ngjashme me ato në makinat që ofrohen aktualisht në Alfa Romeo. Maltese nuk dha ndonjë detaj në lidhje me motorët, por çfarëdo që ai mund të jetë, qoftë ai benzinë, elektrik – ai me siguri mund të kalojë 200 kuaj fuqf dhe 235 Nm, siç arrihet nga motori V8 i Montrealit 2.6-litërsh./FrontOnline/