Aktorja kosovare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një emër shumë i dashur për publikun shqiptar.
Kohëve të fundit ajo është komentuar për moshën e saj, por përmes një postimi në rrjetet sociale ajo tregoi se ndihet shumë e lumtur me vetën e saj.
“Në një foto disa më shkruajtën: Sa keq po plakesh, je e tmerrshme. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41,e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”, ka shkruar aktorja tashmë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës.