Përfaqësuesja e Kosovës dhe Spanja nuk janë përballur mes vete deri mbrëmë, kështu që nuk kanë pasur ndonjë “konflikt” në fushën e gjelbër më herët.
Kështu, trajtimi që spanjollët ia bënë Kosovës mbrëmë në “La Cartuja” të Sevillës ishte “i veçantë”, shkruan FrontOnline.
Ditë më parë, në listën e futbollistëve të ftuar, Federata e Futbollit të Spanjës iu referua Kosovës si “territor” derisa paralajmëroi se ndeshja do të luhej pa himnin dhe flamurin e Kosovës.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Kosova është e pranuar në UEFA dhe FIFA, andaj këto dy instuticione nuk e lejuan një gjë të tillë.
Gazeta katalunase “SPORT” raporton se Federata e Futbollit të Spanjës e zgjodhi këtë problem duke vendosur flamurin dhe emrin e Kosovës në stadium.
Megjithatë, momente kontraverse ndodhën në televizionet spanjolle, të cilat iu referuan Kosovës si “territor” apo “ekip nga federata e Kosovës”. /FrontOnline/